Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: 72 orë rezistencë! Bota nuk besonte se ne do të rezistonim kështu

Evropë

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: 72 orë rezistencë! Bota nuk besonte se ne do të rezistonim kështu

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 08:49
Ukrainë

Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të konfliktit, ministri i Mbrojtjes i vendit, Oleksii Reznikov, po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën.

Oleksii Reznikov thotë se “72 orë rezistencë” e vendit i ka dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.

“72 orë rezistencë! Bota nuk besoi. Bota dyshoi.

Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus!I treguam botës – mos kini frikë, jini të fortë dhe zmbrapseni! Mbështetja e  duhet të jetë më e fortë!

Siguria juaj varet nga ne!”, ka shkruar Reznikov në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat