Mbyllet qielli për Rusinë, edhe dy shtete marrin vendim për t’i ndalur avionët dhe helikopterët rusë

Evropë

Mbyllet qielli për Rusinë, edhe dy shtete marrin vendim për t’i ndalur avionët dhe helikopterët rusë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Spanja e ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse, së bashku me të paktën shtetet tjeras evropiane, raporton The Guardian.

Në një postim në Twitter të dielën pasdite, Ministria spanjolle e Transportit tha: “Spanja do të vazhdojë ta mbyllë hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse.

Në përputhje me direktivat e bashkëpunimit të rënë dakord nga BE-ja, kjo masë do t’i prekë fluturimet e operuara nga linjat ajrore ruse që përdorin hapësirën ajrore spanjolle.”

Po kështu, Portugalia njoftoi masa të ngjashme. Në një postim në Twitter, Ministria e Jashtme e Portugalisë tha: “Portugalia do ta mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse. Ne e morëm këtë masë në bashkëpunim me partnerët tanë evropianë dhe në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat