Trump për gjendjen Rusi-Ukrainë: Liderët tanë idiotë, unë do i jepja fund kësaj farse

Evropë

Trump për gjendjen Rusi-Ukrainë: Liderët tanë idiotë, unë do i jepja fund kësaj farse

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 06:39
Trump dhe Putin

“Vladimir Putin vendosi agresionin e pamëshirshëm, pasi pa tërheqjen nga Afganistani. Putin është inteligjent, ndërsa liderët tanë, idiotë”.

Një deklaratë e tillë vjen nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator, teksa e përshkroi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, si një agresion ndaj njerëzimit.

“Për mua do të ishte e lehtë që ti jepej fund asaj që po ndodh dhe kësaj farse. Mund të nisë një luftë e madhe në Europë. Agresioni rus është i frikshëm, lutemi për ukrainasit”, tha ai.

Ndërsa Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si një njeri guximtar, trim dhe të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat