Frika e mungesës së ushqimit, zbrazen raftet në supermarketet ukrainase

Evropë

Frika e mungesës së ushqimit, zbrazen raftet në supermarketet ukrainase

Më: 2 mars 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Raftet e supermarketeve kanë mbetur bosh në të gjithë Ukrainën që kur shpërtheu lufta me Rusinë shtatë ditë më parë.

Që nga fillimi i luftës ka nisur edhe frika e mungesës së ushqimit, për çka edhe ukrainasit kanë blerë ushqime e të tjerët po e kanë të vështirë të gjejnë gjëra ushqimore, shkruan Skynews.

Tutje thuhet se qytetarët nuk po marrin as lajme se kur do të mbërrijnë furnizimet shtesë.

Në Kiev, njerëzit raportojnë se nuk kanë qasje në fruta, perime, bukë dhe “furnizime të tjera bazë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat