Ministri rus: 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në Ukrainë

Evropë

Ministri rus: 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në Ukrainë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 17:44
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në fushëbetejë në juglindje të Ukrainës.

Kështu ka thënë të enjten zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

“Vetëm javën e kaluar, rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur përmes Polonisë dhe u janë bashkuar batalioneve të nacionalistëve në juglindje të Ukrainës”, ka thënë Konashenkov, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.

Konashenkov ka thënë se atasheu ushtarak i Ambasadës kroate në Moskë është ftuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ku i është thënë se rusët janë informuar për arritjet e mercenarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat