“Babi, të lutem mos vdis”, video e tmerrshme tregon një familje ukrainase të vrarë nga trupat ruse

Evropë

“Babi, të lutem mos vdis”, video e tmerrshme tregon një familje ukrainase të vrarë nga trupat ruse

Nga: A.ZH Më: 4 mars 2022 Në ora: 22:04
Babai ukrainas Oleh Bulavenko ishte kthyer në shtëpi për të shpëtuar kafshët e tij shtëpiake kur forcat ruse e vranë atë dhe një nga qentë e tij.

Një video tronditëse tregon momentin kur një familje ukrainase, duke përfshirë dy qen, u vranë nga trupat ruse.

Aty dëgjohet djali duke qarë: "Babi, të lutem mos vdis, po të lutem!", raporton nypost, përcjell Bota sot.

Videoja shqetësuese, e filmuar nga i biri, tregon pasojat e përgjakshme të ushtarëve rusë që vrasin njeriun në minibusin e tij, Mercedes, si dhe një nga tre qentë e tij, më 25 shkurt.

Pamjet u shpërndanë fillimisht nga forcat e armatosura të Ukrainës të hënën.

Babai i vrarë është identifikuar si Oleh Bulavenko. Ai ishte kthyer në shtëpinë e tij për të shpëtuar kafshët e tij të dashura, sipas Radio Evropa e Lirë.

Image
Babai ukrainas Oleh Bulavenko ishte kthyer në shtëpi për të shpëtuar kafshët e tij shtëpiake kur forcat ruse e vranë atë dhe një nga qentë e tij.

Një qen i mbijetuar refuzoi të linte trupin e pronarit të tij pas të shtënave, të cilat ndodhën deriesa ai dhe djali i tij po evakuoheshin nga qyteti i Ivankiv pranë kryeqytetit, Kiev, raportoi gazeta.

Image
Babai ukrainas Oleh Bulavenko ishte kthyer në shtëpi për të shpëtuar kafshët e tij shtëpiake kur forcat ruse e vranë atë dhe një nga qentë e tij.

Kur dy burrat u sulmuan, djali, i cili nuk është identifikuar, u dëgjua duke bërtitur, "Dil dhe shtrihu", sipas një përkthimi në anglisht të klipit tmerrues nga RFE.

Image
Një hartë e sulmeve ruse në Ukrainë që nga e premtja, 4 mars 2022.

Qentë mund të dëgjohen duke leh dhe pëshpëritur në sfond./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat