Zelensky mban detyrën, fati i Krimesë dhe Donbasit: Zbulohen tri kushtet “bombë” të Rusisë ndaj Ukrainës

Evropë

Zelensky mban detyrën, fati i Krimesë dhe Donbasit: Zbulohen tri kushtet “bombë” të Rusisë ndaj Ukrainës

Më: 7 mars 2022 Në ora: 14:43
Volodymyr Zelensky, Sergei Lavrov dhe Vladimir Putin

Janë zbuluar tre kushtet e forta të Rusisë ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën. Ato janë publikuar nga bashkëthemeluesi i platformës së njohur “Bellingcat”, Christo Grozev, ku mësohet se kushti i parë është vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara.

Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.

Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura.

Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat