Gjashtë gra ukrainase kapin armët dhe zotohen në mbrojtje të Ukrainës

Evropë

Gjashtë gra ukrainase kapin armët dhe zotohen në mbrojtje të Ukrainës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:07
Pamje nga videoja

Disa gra ukrainase kanë shpërndarë një mesazh rrëqethës për Ditën e Gruas, në të cilin ndërtjera thonë se do të hakmerren për çdo fëmijë të vrarë nga pushtuesi rus në vendin e tyre, raporton Daily Mail.

Përmes një video të postuar në TikTok, gjashtë gratë teksa mbajnë në dorë mitralozë dhe pushkë, dhe të veshura me veshje luftarake në sfondin e një flamuri ukrainas thonë se do të “shkatërrojnë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase”,.

Videoja fillon me një grua, fytyra e së cilës është e mbuluar nga një shall, duke thënë: “Ne jemi gratë e Ukrainës.” “Ne i kemi bekuar burrat tanë për të mbrojtur tokën tonë.” “Tashmë veçse i kemi siguruar edhe fëmijët tanë, është koha t’u bashkohemi burrave dhe ushtrisë ukrainase.”

Videoja, e cila përmban edhe titrat në anglisht, vazhdon me gratë që thonë se kanë pasur përvoja lufte edhe më parë, kështu që nuk do të qëndrojnë më pasive dhe do ta “mbrojnë vendin e tyre nga armiku”, shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Tutje, ato shtuan: “Ne do ta shkatërrojmë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase.” “Në çdo qytet, fshat, pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi dhe rrugë të dëmtuara – ne do t’ju qëllojmë si qen të tërbuar.”

Videoja përfundon me mesazhin: “Lavdi Ukrainës – vdekje armiqve”.

Mesazhi vjen pasi më shumë se një milion refugjatë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga vendi duke ikur nga sulmi rus në Ukrainë, që po konsiderohet si kriza më e madhe njerëzore që nga Lufta e Dytë Botërore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat