Klitschko viziton repartin e maternitetit, thotë se 82 foshnje lindën nga fillimi i agresionit rus: Më shumë ukrainas po vijnë

Evropë

Klitschko viziton repartin e maternitetit, thotë se 82 foshnje lindën nga fillimi i agresionit rus: Më shumë ukrainas po vijnë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 00:55
Wladimir Klitschko

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Wladimir Klitschko, ka vizituar materinetin në Kiev, ku 82 foshnje kanë lindur që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë.

Wladimir dhe vëllai i tij, kryetari i Kievit, Vitali, kanë marrë armët në duar për të luftuar kundër agresionit rus – ku janë shprehur të gatshëm të vdesin duke mbrojtur vendlindjen e tyre.

Ai ka vizituar repartin e maternitetit në Kiev, nga ku bëri të ditur se janë lindur 82 foshnje që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

“Jeta vazhdon. Më shumë ukrainasë po vijnë”, dëgjohet Wladimir duke thënë në videon e postuar në profilin e tij në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat