Ushtria ukrainase tregon efikasitetin e armëve që i përdor, me Javelinin amerikan hedh në erë tankun rus

Evropë

Ushtria ukrainase tregon efikasitetin e armëve që i përdor, me Javelinin amerikan hedh në erë tankun rus

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:50
Ushtria ukrainase tregon efikasitetin e armëve që i përdor

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar sot një video të re, ku kanë demonstruar forcën me armën kundër mjeteve të blinduara ruse.

Në video forcat e armatosura ukrainase, shfaqin raketën për të cilën ata thonë se është amerikane – Javelin, që shkatërron plotësisht tankun rus.

“Javelin dhe tanku rus. Mirë po digjet”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar në profilin e forcave të armatosura ukrainase në Twitter.

Ndryshe arma kundër mjeteve të blinduara “FGM-148” apo ndryshe e njohur si “Javelin”, është sistem raketor amerikan që përdor kamera termike për lokalizimin e objektivit.

Pas lansimit, raketa përdor profilin e sulmit nga lartë, ku gjen pjesën më të hollë të mjetit të blinduar me qëllim që dëmi të jetë maksimal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat