Qeveria ukrainase deklarohet për dronin që u rrëzua në Kroaci e që u raportua se është i Ukrainës

Evropë

Qeveria ukrainase deklarohet për dronin që u rrëzua në Kroaci e që u raportua se është i Ukrainës

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:18
Vendi i aksidentit

Qeveria ukrainase ka deklaruar se droni ushtarak që u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten rreth orës 23:00, nuk është i saj.

Kjo deklaratë u bë pasi Qeveria kroate e pyeti Qeverinë e Ukrainës nëse droni u përkiste atyre.

Këshilltari i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Markijan Lubkjivski, tha për portalin kroat Jutarnji.hr se droni që u rrëzua në Zagreb nuk është ukrainas. Ai bëri të ditur se lidhur me këtë pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.

Qeveria kroate njoftoi të premten më 11 mars se, objekti, që u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten rreth orës 23, është një dron ushtarak i prodhimit sovjetik, i cili ka ardhur nga Rumania përmes Hungarisë në hapësirën e Kroacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat