Blogerja ruse qan me denesë, pasi brenda dy ditësh Instagrami i saj do të bllokohet

Evropë

Blogerja ruse qan me denesë, pasi brenda dy ditësh Instagrami i saj do të bllokohet

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:15
Modelja ruse

Qasja e përdoruesve rusë në Instagram do të bllokohet plotësisht nga mesnata e 14 marsit, sipas Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit dhe Medias Ruse.

Në një postim të postuar pak orë më parë nga Nexta tv, një influencuese ruse shfaqet duke qarë me lot pasi tashmë është çështje kohe të humbasë llogarinë e saj në instagram, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur vendit tw saj.

Lotët i rrjedhin me bollëk para kamerës, pasi, siç thotë ajo, tash e pesë vjet Instagrami ka qenë jeta e saj, me të është zgjuar dhe ka rënë në gjumë.

Mes mijëra komenteve që shoqërojnë këtë postim, të shumtë janë ato që flasin për sjellje të turpshme, pasi ajo nuk qan për mijëra viktimat e luftës por për postimet që humbet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat