A janë vrarë 20 mijë ukrainas në Mariupol?! / Gjenocidi më i madh në një qytet brenda një shekulli!

Evropë

A janë vrarë 20 mijë ukrainas në Mariupol?! / Gjenocidi më i madh në një qytet brenda një shekulli!

Nga: Idriz Morina Më: 17 mars 2022 Në ora: 13:52
Pamje shokuese të bombardimeve ruse në Ukrainë, fëmijë të plagosur

A ka kryer Rusia një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit në qytetin bregdetar ukrainas, Mariupol?!

Zyrtarë ukrainas vazhdojnë t’i deklarojnë më se 2 mijë të vdekur në qytetin e Mariupolit, por këshilltari i kryetarit të Mariupolit tërheq vërejtjen se numri i të vdekurve mund të jetë dhjetëfish më i lartë.

Madje ai pretendon se kjo ka ndodhur deri me 14 mars, ndërsa tri ditë më pas, numri vetëm se mund të jetë rritur më shumë.

Natyrisht që mungon numri i saktë i viktimave, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, që si duket Rusia po i bën me qëllim që ta arrijë efektin tronditës për mbarë ukrainasit, që t’i bëjë ata të heqin dorë nga lufta, rezistenca e armatosur.

Por, deri më tash kjo dhunë e paparë e rusëve ndaj ukrainasve, vetëm sa i ka forcuar bindjet e tyre se Rusia nuk kupton gjuhë tjetër përveç se forcës, ndërsa ka hequr dorë nga vlerat themelore të traditës dhe kulturës europiane e perëndimore.

Rezistenca e Ukrainës është bërë aq e fuqishme dhe e suksesshme, sa po e befason botën për të mirë.

Image
Pamje të pasojave nga bombardimet ruse, përpjekjet e zjarrfikësve për t'i shpëtuar të mbijetuarit.

Kievi është në këmbë

Gazetarja e re ukrainase Margo Gontar, që bashkëpunon me media ndërkombëtare, amerikane dhe europiane, ka shkruar sot në profilin e saj në tviter, për të dytën herë, se numri i viktimave është rreth 20 mijë në qytetin Mariupol.

Gazetarja ukrainase që gjurmon praninë e trupave ruse që nga agresioni i tyre në Ukrainë, thotë se kanë kaluar mbi 500 orë luftime, në ditën e 22-të të sulmit në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë. “Kievi është në këmbë, por rusët vranë miken time. Ajo ishte gazetare. Dhe rusët vranë 20,000 ukrainas të tjerë vetëm në qytetin e Mariupolit”, shkruan me dhimbje.

"Këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andryushchenko tha se numri i viktimave të bombardimeve ruse në qytet mund të arrijë në 20 mijë."

Këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andryushchenko, thotë se numri i viktimave të bombardimeve ruse në qytet mund të arrijë në 20 mijë. Ai e bëri të ditur këtë në kanalin televiziv Nastoyaschee Vremya.

"Qendra e qytetit nuk është më. Spitali. Instituti. Ky është asgjësim i qëllimshëm", shkruante ai para një jave. Dhe një javë më pas, gjërat janë edhe më të vështira, kur tashmë edhe teatri i qytetit është bombarduar.

Image
Teatri i bombarduar nga rusët, në Mariupoli

Andryushchenko deklaronte tri ditë më parë se rreth 80% e banesave të qytetit janë të pabanueshme.

“Me intensitetin e shtuar dhe brutalitetin që është rritur shumëfish, mund të themi se nëse bllokada përfundon tani dhe ne mund të fillojmë të paktën kërkimin për këta persona, numri i viktimave do të jetë afër 20 mijë. Por, nëse kjo nuk ndodh në ditët në vijim, numri do t'i afrohet 350,000 - të gjithë ata që nuk patën kohë të largoheshin (para bombardimeve intensive)", thotë Andryushchenko, transmeton Europa e Lirë në edicionin e ukrainishtes.

Shumë njerëz nuk kanë as ku të varrosen dhe as si të varrosen për shkak të bombardimeve të vazhdueshme. Po ashtu nuk mund t’i varrosin as të afërmit, në varrezat që kontrollohen nga rusët.

“Dikush po varroset diku – në oborre, në rrugë. Për shkak të intensitetit të granatimeve, njerëzit nuk mund të dalin as jashtë për të varrosur të dashurit e tyre. Shërbimet komunale nuk funksionojnë, varrezat - në territorin e kontrolluar nga ushtria ruse. Vdekja është kudo, është e dukshme”, shtoi ai.

Humbjet e Rusisë në luftë

Sipas raportit paraprak të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, forcat e saj tashmë kanë vrarë rreth 14 mijë ushtarë rus, dhe kanë kryer shkatërrime të shumta teknike, si 196 avionë dhe helikopterë etj.:


“Personel njerëzor rreth 14.000 veta,

tanke 444,

makineri të blinduara luftarake / APV ‒ 1435

sisteme artilerie 201

RSZV / MLRS - 72,

PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore - 43,

avionë / avionë - 86,

helikopterë 108,

pajisje / automjete për makina - 864,

anije / varka / prerëse - 3 copë,

rezervuar me PMM / rezervuar karburanti - 60.

Niveli operativo-taktik UAV 11.

Pajisje speciale 10”, thuhet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Image
Jeta në strehimore, e rëndë
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat