Ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Forcat ruse kanë bërë "përparim minimal" këtë javë

Evropë

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Forcat ruse kanë bërë "përparim minimal" këtë javë

Nga: H.O. Më: 18 mars 2022 Në ora: 08:35
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe sapo ka publikuar raportin e saj të fundit të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë, duke thënë se forcat ruse kanë bërë "përparim minimal" këtë javë.

Në raport thuhet:

Forcat ruse kanë bërë përparim minimal këtë javë.

Forcat ukrainase rreth Kievit dhe Mykolaivit vazhdojnë të pengojnë përpjekjet ruse për të rrethuar qytetet. Qytetet Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar dhe objekt i granatimeve të rënda ruse.

OKB-ja tani thotë se numri i refugjatëve që ikin nga konflikti në Ukrainë tashmë ka tejkaluar 3.2 milionë. Ky numër do të vazhdojë të rritet si rezultat i agresionit të vazhdueshëm rus.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat