Zelenskiy i prerë: Ukraina nuk do të përkulet kurrë para ultimatumeve ruse

Evropë

Zelenskiy i prerë: Ukraina nuk do të përkulet kurrë para ultimatumeve ruse

Nga: V.N Më: 21 mars 2022 Në ora: 18:41
Zelenskiy

Ukraina nuk do t'i përkulet kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus, ka thënë presidenti Voldymyr Zelensky për mediat ukrainase, raporton BBC, përcjell Bota sot.

"Ne kemi një ultimatum me pika në të - 'ndiqe atë dhe pastaj do t'i japim fund luftës'. Ukraina nuk mund ta përmbushë ultimatumin," thotë Zelensky në një intervistë të publikuar nga kompania e transmetimit publik ukrainas Suspilne, cituar nga Reuters.

Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit të mëngjesit të sotëm për t'u dorëzuar në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t'u jepet një kalim i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata të dorëzojnë armët.

Por Ukraina e injoroi atë ultimatum, duke thënë se dorëzimi nuk ishte një opsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat