Hordhitë ruse, po zhdukin qytete të tëra / Por, Rusia do ta humbë luftën dhe do të bie në kaos

Evropë

Hordhitë ruse, po zhdukin qytete të tëra / Por, Rusia do ta humbë luftën dhe do të bie në kaos

Nga: Idriz Morina Më: 22 mars 2022 Në ora: 12:24
Në tokat e pushtuara ukrainase, asgjë nuk lë pa shkatërruar Rusia. Një plakë para shtëpisë së saj të rrënuar

Gjenerali amerikan, ish komandanti i NATO-s Vesli Klark, që njihet për vlerësime racionale dhe të drejtpërdrejta, e thotë troç, se ai beson se Perëndimi për Ukrainën nuk ka bërë mjaft. Për këtë i beson se çfarë thonë autoritetet ukrainase.

Për dallim nga shumë autoritete të tjera ushtarake, gjenerali Klark nuk beson se Rusia e ka humbur luftën në Ukrainë. Madje, ai tërheq vërejtjen se nëse Rusia fiton në Ukrainë, sulmi i radhës do të drejtohet ndaj shteteve të Baltikut.

“A po bëjmë mjaftueshëm për Ukrainën? Disa thonë, po. Ukraina thotë, jo. Unë për këtë dilemë do t'i besoja Ukrainës - Bëni më shumë! Nëse ne e humbim Ukrainën, Putini fiton - dhe lufta tjetër është Baltiku!”, shkruan Klark, në tviter, heroi i shqiptarëve, që për 78 ditë me luftë nga ajri, e detyroi Serbinë dhe kasapin e Ballkanit, Millosheviçin, të gjunjëzohen.

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të bëjnë thirrje që Perëndimi duhet ta mbyllë hapësirën ajrore mbi Ukrainë, për ta ndaluar fluturimin e aeroplanëve rus. Po ashtu thirrje dhe lutje për Perëndimin, që të ndihmohet me armët e duhura Ukraina, për ta mundur Rusinë. Lutja e fundit, e sotme, nga presidenti Zelenski, është ajo, që ai ia bëri Papës Françesku, një humanist nga më të mëdhenjtë, që ka mundur të njohë kisha katolike dhe kristianizmi.

“I tregova Shenjtërisë së Tij për situatën e vështirë humanitare dhe bllokimin e korridoreve të shpëtimit nga trupat ruse. Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë për t'i dhënë fund vuajtjeve njerëzore do të vlerësohej. Faleminderit për lutjet për Ukrainën dhe paqen”, shkroi Zelenski në një postim në tviter pas orës 11.00.

Ndërkohë, Rusia, sipas "The Kiev Indipendent”, ka kompletuar 300 sulme avionësh mbi Ukrainë në 24 orë. “Një zyrtar i lartë i SHBA-së vlerëson se ndërsa frekuenca e varieteteve të avionëve ushtarakë nga Rusia është rritur, ajo ende nuk ia ka arritur të ketë supremaci ajrore mbi Ukrainë".

Janë vrarë mijëra ukrainas të mobiluzra dhunshëm nga Rusia

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes, ka lëshuar një deklaratë për banorët e Donetsk-ut, Luhanit, Makeyevk-ës, Horlivk-ës, Jenakijevit, Alçvskit, Çervonji Luch-it, Krasnodon-it dhe qytete të tjera të rajonit të Donbasit.

Në mesazhet me të cilat ai i drejtohet shtetasve të vendit të tyre, të rajoneve të pushtuara përkohësisht, ua shpjegon se si Rusia, e filloi pushtimin me mesazhe të rrejshme, se "do të mbrohen" prej saj, por, tani është e qartë se gjatë tri javëve të përshkallëzimit të luftës, qindra njerëz u vranë në ato qytete. “Njerëzit e thjeshtë që u nxorën zvarrë nga fabrikat dhe minierat, morën plumba”. Shumë të tjerë u detyruan nën kërcënimin e armëve të hyjnë në luftë kundër Ukrainës, pra kundër shtetit të tyre.

“Në dy ditët e fundit, ushtria ukrainase ka kapur gjithnjë e më shumë njerëz që u mobilizuan me forcë dhe u hodhën në luftime si mish për top nga pushtuesit rusë. Ju dhe ne e dimë se shkalla e mobilizimit të detyruar po rritet”, thuhet në këtë letër-porosi.

Rusia, po i përdor në luftë këta banorë, por nuk po i regjistron vdekjet e tyre, si humbje të ushtrisë ruse.

“Njerëzit e mobilizuar nga "DNR" dhe "LNR" nuk përfshihen në statistikat e humbjeve të ushtrisë ruse. Sepse për Moskën ju jeni thjesht shpenzim”.

Sipas kësaj Ministrie numri i banorëve të vrarë në ato zona, do të ketë arritur në disa mijëra. Pra, Rusia po kryen një spastrim të plotë, gjenocidal në rajonet e pushtuara.

"Mbrojtësit" nga Rusia tani po shkatërrojnë Mariupolin. Fjalë për fjalë. I gjithë qyteti. Rusët tashmë kanë fshirë Volnovakha dhe disa qytete të tjera nga faqja e dheut. Ka shkatërrime të mëdha në rajonin e Luhanit. Hordhitë e Moskës po "çlirojnë" rajonin nga shkollat, spitalet, rrugët dhe bizneset. Ata po "çlirojnë" rajonet e Donetskut dhe Luhanskut nga banorët e Donetskut dhe Luhanskut”, thuhet në njoftim.

Image
Rusia i ka humbur së paku 500 tenka në luftën me Ukrainën

“Dëgjoje zemrën tënde”

Kjo ministri shtron dilemën rrëqethëse, nëse vërtetë duan që Donbasi i tyre të kthehet në një shkretëtirë.

“Do t'u përshtatet plotësisht nëse, në vend të një Donbasi të lulëzuar ukrainas, nuk do të mbetet gjë tjetër veçse një shkretëtirë e zhveshur. Por a do t'ju përshtatet?”

Por, pas pyetjeve dramatike, kjo ministri ju jep shpresë dhe kurajo, qytetarëve të saj, pasi ushtria ukrainase ka vrarë më shumë se 15,000 ushtarë rusë, dhe se pas humbjes: “Rusia do ta humbasë këtë luftë dhe do të bjerë në kaos”.

Thirrja u drejtohet të gjithë qytetarëve, atyre që janë mobilizuar nga Rusia, dhe që ajo nuk ia ka arritur kësaj, që të mos kryejnë krime ndaj civilëve, sepse këto do të hetohen në të ardhmen. Prandaj, u bën thirrje: “Në çdo mënyrë të mundshme, përpiquni të shmangni mobilizimin e dhunshëm. Do t'ua shpëtojë jetën”.

Po ashtu, ata që dezertojnë nga ushtria ruse do të jenë të sigurt. “Nëse jeni duke kryer krime, por dëshironi të arratiseni - ikni. Ose dorëzohu. Por shumë shpejt”.

Ministria e Mbrojtjes me thirrje të veçantë i është drejtuar grave dhe nënave: “Dua t'u drejtohem nënave, grave dhe të dashurave të atyre që mund të bien në kthetrat e pushtuesve rusë. Fshihni të dashurit tuaj. Mbrojini ata nga telashet. Ata do t'ju falënderojnë më vonë dhe do të gëzoheni së bashku. Mos i besoni propagandës ruse, sepse ajo sjell vetëm pikëllim dhe vdekje. Dëgjoje zemrën tënde”.

Pas mizorive të Rusisë në Mariupol, Kharkiv, Sumy dhe Çernihiv ushtarët tanë janë të vendosur të djegin të gjithë pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre me hekur të nxehtë.

Humbjet e Rusisë

Personel njerëzor rreth 15300 veta,

tanke ‒ 509,

makineri të blinduara luftarake / APV ‒ 1556,

sisteme artilerie- 252 nga,

RSZV / MLRS - 80 secila,

PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore - 45,

avionë 99,

helikopterë - 123,

pajisje / automjetet e makinave - 1000,

anije / varka - 3 copë,

rezervuar me rezervuar pmm / karburant - 70,

Niveli operativo-taktik i UAV - 35.

Pajisje speciale / pajisje speciale - 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat