Ministri i Mbrojtjes shfaqet në televizionin rus për herë të parë pas disa ditësh

Evropë

Ministri i Mbrojtjes shfaqet në televizionin rus për herë të parë pas disa ditësh

Nga: M.L. Më: 24 mars 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Televizioni rus ka shfaqur (memec) fotografi që me sa duket tregojnë presidentin Putin duke mbajtur një takim të Këshillit të Sigurimit sot me zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, shkruan BBC transmeton "Bota sot".

Shoigu nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi, dhe kishte zëra se ministri ishte i sëmurë ose madje ishte arrestuar.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Putini do të mbante një takim të Këshillit të Sigurimit sot dhe u pyet gjithashtu për vendndodhjen e Shoigut.

 Ai tha se ministri "ka shumë gjëra për t'u kujdesur, ka një operacion ushtarak. Nuk ka kohë për aktivitet mediatik".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat