LIVE: Rusia vazhdon sulmet, zhvillimet e fundit në Ukrainë - Franca vihet në lëvizje

Evropë

LIVE: Rusia vazhdon sulmet, zhvillimet e fundit në Ukrainë - Franca vihet në lëvizje

Nga: Bota sot Më: 25 mars 2022 Në ora: 07:02 Përditësuar në ora: 06:49 më 25.03.2022
Një punonjës shpëtimi qëndron në ndërtesën e administratës rajonale të dëmtuar rëndë gjatë bombardimeve ndërsa sulmi rus ndaj Ukrainës vazhdon, në Kharkiv, Ukrainë, 25 mars 2022. /Reuters, Thomas Peter

Rusia drejt pushtimit të Mariupol-it

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) njoftojnë se forcat ruse kanë bërë progres të qëndrueshëm në Mariupol.

Është konfirmuar se rusët kanë  hyrë në zonën qendrore të qytetit më 24 mars, shkruan BBC.

Që nga fillimi i marsit rusët janë duke bërë përpjekje për të pushtuar këtë qytet.

Gjithashtu, forcat ruse kanë vazhduar bombardimin e Kharkiv-it.

Rusët  kanë goditur një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare, duke vrarë gjashtë dhe plagosur 15 persona, transmeton “Bota sot”.

Po ashtu, ata  kanë bërë  përparime në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

LEXO edhe: LIVE: Rusia fillon të merr pengje nga Ukraina, lideri autoritar paralajmëron ‘Luftën e Tretë Botërore’!

Rusia në krizë, e konfirmon SHBA: 60 % të raketave ruse kanë dështuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se rreth 60% të raketave ruse që janë përdorur në Ukrainë kanë dështuar, shkruan Reuters.

Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, nuk kanë dhanë prova për të mbështetur vlerësimin dhe nuk zbuluan se çfarë saktësisht po shkaktonte shkallën e lartë të dështimit të raketave ruse.

Një shkallë kaq e lartë mund të përfshijë nga dështimet e lëshimit të raketës deri te mos shpërthimi në goditje, transmeton "Bota sot".

Një nga zyrtarët amrikanë tha se raketat ruse të lëshuara nga ajri kishin një shkallë dështimi në intervalin 20 deri në 60%, në varësi të ditës.

Australia vendos sanksione ndaj presidentit të Bjellorusisë dhe familjarëve të tij

Australia ka sanksionuar presidentin e Bjellorusisë,  Alexander Lukashenko pas qëndrimeve të tij ndaj luftës së Ukrainës.

Po ashtu, janë sanksionuar edhe anëtarët e familjes së tij, përcjell “Bota sot”.

Lukashenko i ka ofruar mbështetje strategjike për Rusinë dhe ushtrinë e saj, shkruan BBC..

Kurse, Vladimir Putin, një varg oligarkësh dhe politikanësh të lartë rusë tashmë janë sanksionuar nga Australia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat