Kievi mbetet i paprekshëm - trupat ruse zhvendosen në pozicione mbrojtëse

Evropë

Kievi mbetet i paprekshëm - trupat ruse zhvendosen në pozicione mbrojtëse

Nga: V.N Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:16
Pamje nga momenti i dy luftimeve mes trupave ruse dhe atyre të Ukrainës

Forcat ruse rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, janë tani në pozicione mbrojtëse dhe kanë ndalur "çdo interes në drejtim të lëvizjeve tokësore" drejt kryeqytetit, megjithëse sulmet ajrore dhe sulmet me rreze të gjatë vazhdojnë ende, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se forcat ukrainase po mbajnë ende aty ku i kishin shtyrë rusët më në lindje të qytetit, duke shtuar se ka indikacione se forcat ukrainase po i shtyjnë rusët edhe rreth qytetit verior të Chernihiv.

Qyteti i afërt i Makariv është "të paktën i kontestuar" dhe mund të jetë nën kontrollin e Ukrainës, tha zyrtari. SHBA nuk mund të konfirmojë pretendimin rus se ka shkatërruar një depo ushtarake karburanti pranë Kievit.

Ndërkohë, 1250 raketa janë lëshuar nga Rusia kundër Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, sipas zyrtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat