9 të vdekur nga sulmi i ndërtesës në Mykolaiv, shumica e njerëzve shpëtuan mrekullisht

Evropë

9 të vdekur nga sulmi i ndërtesës në Mykolaiv, shumica e njerëzve shpëtuan mrekullisht

Nga: A.ZH Më: 29 mars 2022 Në ora: 16:16
Zjarrfikësit mbajnë një trup të pajetë nga rrënojat e një ndërtese qeveritare të goditur nga raketat ruse në Mykolaiv, Ukrainë, më 29 mars. (Bulent Kilic/AFP/Getty Images)

Të paktën nëntë persona u vranë dhe 22 u plagosën në një sulm rus në zyrën e guvernatorit ushtarak të rajonit jugperëndimor të Ukrainës Mykolaiv të martën.

Lajmin e bëri të ditur zyra rajonale e medias në Mykolaiv në kanalin Telegram, përcjell Bota sot.

Sipas guvernatorit Vitalii Kim, sulmi rus shkatërroi gjysmën e ndërtesës.

"Ata [rusët] goditën ndërtesën e administratës rajonale, rrënuan gjysmën e ndërtesës, goditën zyrën time. Shumica e njerëzve shpëtuan mrekullisht", tha Kim në një deklaratë në Telegram.

"Tetë civilë janë nën rrënoja, ne po i kërkojmë. 50-100 persona kanë dalë. Po kërkojmë edhe tre ushtarakë", shtoi ai.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, tha se sulmi goditi ndërtesën nëntëkatëshe të martën në mëngjes rreth orës 8:45 të mëngjesit me orën lokale.

“Seksioni qendror i ndërtesës nga kati i nëntë deri në katin e parë është shkatërruar, pa shkaktuar zjarr”, thuhet në deklaratë.

“Që nga ora 11:30, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një të vdekur nga rrënojat, 18 prej të shpëtuarve janë shtruar në spital. Në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit!".

Image
Njerëzit dhe ekipet e shpëtimit mblidhen pranë një ndërtese të shkatërruar të administratës së qeverisë ukrainase pas një sulmi në Mykolaiv, Ukrainë, më 29 mars. (Nacho Doce/Reuters)
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat