Njerëz të vrarë dhe të plagosur nga bombardimet ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropë

Njerëz të vrarë dhe të plagosur nga bombardimet ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Nga: M.L. Më: 3 prill 2022 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Forcat ruse kanë bombarduar qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, duke vrarë dhe plagosur një numër njerëzish, sipas guvernatorit të vendit.

"Në mbrëmje, pushtuesit granatuan rrethin Slobidsky të Kharkiv", tha guvernatori Oleh Synyehubov në Telegram.

“Fatkeqësisht, në mesin e popullatës civile ka të vdekur dhe të plagosur.

"Në këtë kohë janë 23 viktima, duke përfshirë fëmijë. Shifrat janë duke u vërtetuar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat