Më shumë se 7.1 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda Ukrainës

Evropë

Më shumë se 7.1 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda Ukrainës

Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:13
Refugjatët ukrainas

Më shumë se 7.1 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Kjo organizatë raporton një rritje prej 10 përqind të numrit të personave të zhvendosur brenda vendit që nga sondazhi i parë i IOM-it më 16 mars, raporton CNN.

“Korridoret humanitare nevojiten urgjentisht për të lejuar evakuimin e sigurt të civilëve dhe për të siguruar transportin dhe shpërndarjen e sigurt të ndihmave humanitare shumë të nevojshme për të ndihmuar me shpejtësi të zhvendosurit brenda vendit”, thuhet në njodtim.

Më shumë se 50 përqind e familjeve të zhvendosura kanë fëmijë, 57 përqind përfshijnë të moshuar dhe 30 përqind njerëz me sëmundje kronike, sipas sondazhit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat