Më shumë se 400 njerëz të zhdukur nga Hostomel, thonë zyrtarët lokalë

Evropë

Më shumë se 400 njerëz të zhdukur nga Hostomel, thonë zyrtarët lokalë

Nga: M.L. Më: 6 prill 2022 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 400 njerëz janë të zhdukur nga qyteti Hostomel.

Ky qytet së bashku me Bucha dhe Irpin, u goditën më së shumti nga ofensiva e Rusisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Zyrtari lokal Taras Dumenko thotë se shumica e trupave të banorëve të Hostomel u gjetën në fshatrat fqinjë dhe në qytetin e Bucha.

Ai thotë se rusët duhet të kenë rrëmbyer njerëz për t'i pushkatuar, raporton agjencia e lajmeve Interfax Ukraine./M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat