Lufta djallëzore e Putinit/ Publikohen mesazhe të tmerrshme: Ja si i urdhëron komandanti rus ushtarët të qëllojnë mbi civilët

Evropë

Lufta djallëzore e Putinit/ Publikohen mesazhe të tmerrshme: Ja si i urdhëron komandanti rus ushtarët të qëllojnë mbi civilët

Nga: A.M Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Janë zbuluar audio mesazhe të tmerrshme të "krimeve të luftës" djallëzore të Putinit, që tregojnë se si një komandant rus urdhëron trupat e tij të qëllojnë mbi civilët ukrainas pranë Mariupolit, raporton Express.co.uk, përcjell "Bota sot".

Në një transmetim radiofonik, të përgjuar nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU), një ushtar rus tregon pozicionet e trupave civil aty pranë. Më pas dëgjohet një oficer epror duke thënë: "Nxirrni të gjithë jashtë".

Ai ashpërson udhëzimet e tij pasi njoftohet nga ushtari se njerëzit ishin të veshur me "rroba civile", duke thënë: "Jashtë të gjitha, f***!"

Ky audio incizim, u publikua pasi shërbimet ukrainase të sigurisë paralajmëruan se Moska se po planifikon një sulm të rremë në Mariupol, ku ata do të akuzojnë Ukrainën për kryerjen e mizorive kundër popullit të tyre.

Image
Vladimir Putin

Në një deklaratë, SBU tha: "Detyra kryesore e propagandës ruse sot është të largojë vëmendjen e audiencës, ndërkombëtare dhe vendase, sa më shumë që të jetë e mundur.

“Sipas të dhënave ekzistuese, pushtuesit po përgatisin një falsifikim në shkallë të gjerë: ata planifikojnë të mbledhin trupat e banorëve të Mariupolit të vrarë nga vetë rusët dhe t'i paraqesin si viktima masive të trupave ukrainase.

“Për këtë arsye, kohët e fundit ka pasur teza të rreme se ukrainasit përdorin banorët paqësorë si mburoja njerëzore”.

Image
Një grua me një fëmijë ecën përpara një ndërtese banimi të dëmtuar në një periferi të Kievit

Klipi audio, i cili u publikua në llogarinë zyrtare të SBU në Facebook, përfshin gjithashtu një ushtar tjetër rus që ankohet se ukrainasit janë në numër më të madh dhe se kanë mbetur pa mbështetje.

Ai thotë: “Grupi i tyre ka 150,000 ushtarë dhe ne jemi 3,000...”

“Dreq, ata janë majtas, djathtas, duke na rrethuar!”

“Ka shumë prej tyre dhe pak prej nesh.”

"Ne nuk kemi asnjë mbështetje, as aviacion, asnjë gjë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat