Ministri ukrainas i Financave: Rusia duhet të paguajë dëmshpërblim pas luftës

Evropë

Ministri ukrainas i Financave: Rusia duhet të paguajë dëmshpërblim pas luftës

Më: 12 prill 2022 Në ora: 07:29
Sergii Marchenko

Ministri i Financave i Ukrainës, Sergii Marchenko ka thënë se Rusia duhet të detyrohet t’i paguajë vendit të tij dëmshpërblim pasi të ketë përfunduar konflikti.

Ai tha se ekzistonte një pritshmëri mes ukrainasve që Rusia duhet të paguajë për agresionin e saj, duke theksuar një shumëllojshmëri mënyrash në të cilat mund të mblidheshin para nga Moska, raporton Sky News.

“Nuk janë vetëm asetet e ngrira të bankave të Rusisë, janë asetet e ngrira nga oligarkët e biznesit nga Rusia, janë taksa të tjera, taksa shtesë mbi Rusinë, naftë dhe gazi mund të drejtohen drejt Ukrainës. Për shkak të vendimeve të tyre ata duhet të paguajnë për këtë. Bërja e luftës në Ukrainë është vendimi i tyre, prandaj duhet të paguajnë për vendimin pas luftës”, është shprehur ai.

Marchenko tha se ai shpresonte se komuniteti global do të ishte në gjendje të zbatonte reparacionet nga Rusia bazuar në proceset gjyqësore ndërkombëtare dhe se sipas tij, shuma e nevojshme mund të mblidhej për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat