Serbia votoi pro suspendimit të Rusisë nga KS i OKB-së, vjen reagimi nga Moska, deklarohet ministrja Zaharova

Evropë

Serbia votoi pro suspendimit të Rusisë nga KS i OKB-së, vjen reagimi nga Moska, deklarohet ministrja Zaharova

Nga: F.B Më: 14 prill 2022 Në ora: 09:44
Maria Zaharova

Pas shumë ditëve nga votimi i Serbisë pro suspendimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut vjen reagimi rus.

“I dimë të gjitha për Serbinë, ne i kuptojmë se po ushtrohet presion, por nëse flasim për ata që konstatojnë se janë miqtë tanë, kjo definitiv është e pamundur të kuptohet”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, transmeton “Bota Sot”.

“Moska merr në dijeni deklaratat e politikanëve serbë se Beogradi ishte nën presion për të votuar pro suspendimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut”, ka deklaruar sot zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Zaharova.

"Gjithsesi ne marrim në konsideratë deklaratat nga politikanët serb rreth presionit që është ushtruar ndaj tyre”, ka thënë ajo në konferencë me gazetarë transmeton agjencia TASS.

Sipas Zaharovës, Moska niset nga ajo që partnerët e saj tradicional në kuadër të organizatave ndërkombëtare do t’i përmbahen qëndrimeve që shprehin interesat e saja kombëtare dhe miqësinë e vërtetë me Rusinë.

"E kuptojmë se po ushtrohet presion, por nëse flasim për ata që konstatojnë se janë miqtë tanë, kjo definitiv është e pamundur të kuptohet”, tha Zaharova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat