Piloti grek që vrau barbarisht gruan/ Flet psikologia e 20-vjeçares

Evropë

Piloti grek që vrau barbarisht gruan/ Flet psikologia e 20-vjeçares

Më: 14 prill 2022 Në ora: 19:32
Caroline Crouch dhe Babis

Të tjera dëshmi dalin në dritën për ngjarjen e rëndë të para 1 viti ku një pilot grek vrau bashkëshorten e tij e më pas sajoi një histori të tërë sikur ishin hajdutë shqiptarë ata që kryen krimin.

Psikologia Eleni Mylonopoulou, e cila trajtoi 20-vjeçaren Caroline Crouch që u vra barbarisht nga i shoqi pilot, ka treguar detaje të reja në gjyqin që po mbahet për këtë rast.

Mylonopoulou ka thënë se Crouch, kishte 20 muaj para se të vritej që shkonte te ajo, për shkak të problemeve që kishin në martesë. Sipas saj, Caroline kishte dyshime se i shoqi kishte një lidhje tjetër paralele, dyshime këto që janë konfirmuar edhe nga avokati i saj.

“Ajo frikësohej prej tij. Nuk takoheshim shpesh sepse Babis s’e lejonte. Flisnim me mesazhe të shkurtra në telefon dhe më sqaronte gjërat përciptas. Caroline ishte e lodhur nga sjellja e tij kontrolluese dhe manipoluese, e kthyen në një marrëdhënie toksike duke pasur parasysh se Caroline ishte 13 vite më e re se ai”, ka konfirmuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat