Vukadinoviç godet Putinin: Ushtria ruse e organizuar keq – po poshtërohet nga Ukraina

Evropë

Vukadinoviç godet Putinin: Ushtria ruse e organizuar keq – po poshtërohet nga Ukraina

Nga: F.B Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:17
Gjorgje Vukadinoviç

Redaktori i “Mendimit të ri politik serb” ka goditur Rusinë, duke komentuar negativisht organizimin e ushtrisë ruse.

Këtë ai e tha në rrjetin social Twitter, duke u ndërlidhur me fundosjen e anijes luftarake “Moska”, që siç transmetojnë mediet është një nga goditjet serioze ndaj Rusisë nga ana e Ukrainës, transmeton “Bota Sot”.

“Cilado qoftë pasoja, e mund të jetë vetëm sulm me raketa apo vetëm incident, ku është vështirë të thuhet çka mund të jetë më e rëndë, goditje e rëndë dhe poshtërim për palën ruse. Ky është vetëm edhe një konfirmim sa keq është menduar dhe po realizohet e gjithë kjo. (Mirë do të ishte nëse do ta mbështesnin Janaukoviçin në vitin 2014)” – ka shkruar Gjorgje Vukadinoviç në rrjetin social në profilin e “Mendimit të ri politik serb”, duke aluduar ashpër në paaftësinë e ushtrisë ruse.

Të përkujtojmë se anija luftarake "Moska" ka hyrë në marinën sovjete në vitin 1983, është e ndërtuar në Ukrainë që asokohe ishte pjesë e BRSS dhe fillimisht ishte quajtur "Slava". Plot[ 12 vite më pas shpërbërjes së BRSS, ai u emërua "Moska".

Edhe vetë Putin ka zhvilluar disa takime me krerët botëror pikërisht në anijen “Moska". Kjo anije kryqore raketore ishte krenaria e marinës ruse, ishte e armatosur me shumë lloje të predha kundër anijeve, por edhe predha det-ajër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat