Rusia ende po përpiqet ta fus Mariupolin nën kontroll
Trupat ruse janë ende duke u përpjekur të vendosin kontrollin e plotë të qytetit port ukrainas të Mariupolit, thotë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Kapja e Mariupolit nga Rusia, nëse ndodh, do të jetë domethënëse për të dyja palët në këtë luftë.
Një fitore ruse në Mariupol do t'i mundësonte Kremlinit t'i tregonte popullatës së tij - përmes mediave të kontrolluara nga shteti - se Rusia po i arrinte qëllimet e saj dhe po bënte përparim.
Ja çfarë tha tjetër shtabi i përgjithshëm ukrainas:
Rusia po vazhdon bllokadën e pjesshme në qytetin e Kharkivit, ku ushtria e Ukrainës ka zmbrapsur Rusinë prej javësh.
Dhjetë sulme janë zmbrapsur në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, me disa transport ushtarak të shkatërruar
BBC nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këto raporte./G.B/
Goditet fabrika ushtarake në Kiev
Më shumë tani për shpërthimet në Kiev këtë mëngjes.
Sulmet ruse shënjestruan një fabrikë ushtarake në kryeqytet, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, përcjell Bota sot.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se 16 objektiva të armikut u shkatërruan me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë pajisje, magazina dhe baza të ruajtjes së armëve.
Ai shtoi se një dyqan riparimi i pajisjeve ushtarake në Mykolaiv, në jug të Ukrainës u godit gjithashtu./G.B/
Mijëra ushtarë të vrarë - Tragjedia e luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Zelensky ka bërë fjalë se deri tani kanë humbur jetën në luftë 2500 deri në 3000 ushtarë ukrainas. Ndërkohë policia ka zbuluar kufomat e më shumë se 900 civilëve përreth Kievit.
Në sulmin rus kundër Ukrainës, sipas të dhënave të Kievit kanë humbur jetën rreth 2500 deri në 3000 ushtarë ukrainas. Të dhënat i bëri të ditura presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për televizionin, CNN. Zelensky raportoi për rreth 10.000 ushtarë të plagosur nga pala ukrainase dhe se nuk dihet, se sa nga ata do të mbijetojnë. Zelensky i përmendoi këto shifra për të theksuar se nga pala ruse ishin vrarë ndërkohë 20.000 ushtarë rusë. Vlerësimet perëndimore bëjnë fjalë për disa mijë ushtarë të vrarë rusë, kurse Moska ka bërë fjalë vetëm për 1350 ushtarë të vrarë në radhët e veta.
Presidenti ukrainas duke përmendur të afërmit e viktimave u shpreh, se si baba është shumë e dhimbshme, kur prindërit humbasin një fëmijë,"Kjo të dhemb shumë. Kjo është një tragjedi." Por ai theksoi, se nuk duhet ta shohë këtë si baba, sepse "pas kësaj ti do vetëm hakmarrje dhe vrasje." Ai duhet ta vështrojë këtë si presidenti i një vendi, ku kanë humbur jetën shumë vetë dhe shumë të afërm kanë humbur të dashurit e tyre, por që ka miliona tët tjerë që "duan të jetojnë". "Ne duam të luftojmë, por të gjithë duam të japim më të mirën, që kjo luftë të mos zgjasë pa fund." CNN do të transmentojë intervistën me Zelenskyn të dielën.
Përditë viktima në rrethinat e Kievit
Sipas të dhënave të policisë ukrainase në rrethinat e Kievit pas tërheqjes së trupave ruse janë zbuluar më shumë se 900 kufoma civilësh. Shumica prej tyre janë qëlluar. Kjo është një shenjë, se njerëzit thjesht "janë ekzekutuar", thuhet nga policia ukrainase.
Zyrtarët amerikanë: Anija Mosvka u godit nga dy raketa ukrainase
Siç u raportua më herët, zyrtarët amerikanë, duke folur në mënyrë anonime, thonë se besojnë se kryqëzori rus u godit nga dy raketa ukrainase Neptun dhe pati viktima ruse kur anija u përmbyt.
Rusia thotë se Moskva, flamuri i flotës ruse të Detit të Zi, u përmbyt pas një zjarri në bord, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Luftanija me 510 ekuipazhe ishte një simbol i fuqisë ushtarake të Rusisë, duke udhëhequr sulmin e saj detar në Ukrainë.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se kapiteni i anijes, Anton Kuprin, kishte vdekur gjatë një "shpërthimi dhe zjarri në bord"./G.B/
Shpërthime edhe në Lviv
Si në Kiev, shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore mëngjesin e sotëm.
Në aplikacionin e mesazheve Telegram, guvernatori Maksym Kozytskyi tha se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale.
Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës po funksiononte, por nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë u godit dhe nëse kishte ndonjë viktimë./G.B/
Shpërthime në Kiev
Shpërthime kanë goditur kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Kështu ka thënë kryebashkiaku i qytetit.
Duke shkruar në Telegram, Vitali Klitschko tha se shpërthimet goditën lagjen Darnytskyi në periferi të qytetit, përcjell Bota sot.
Ai shtoi se numri i viktimave nuk dihej dhe se ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje./G.B/
Mëngjesi nis më shpërthime në Ukrainë
Shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Po ashtu, ato u dëgjuan edhe në qytetin perëndimor të Lviv.
Kështu raportojnë mediat lokale, shkruan "Bota sot".
Sirenat e sulmit ajror po dëgjohen në pjesën më të madhe të Ukrainës
Kurse, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për shpërthimet.
Është pak pas orës 7 të mëngjesit në Kiev. Ja çfarë duhet të dini
Më shumë se 900 trupa të civilëve ukrainas janë gjetur në rajonin e Kievit që nga tërheqja e Rusisë.
Të premten, zyrtarët ukrainas raportuan për shumë sulme.
Një zyrtar paralajmëroi se situata po tensionohej, shkruan "Bota sot".
Dhe një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se raketat ukrainase goditën anijen e Rusisë në Detin e Zi në fillim të kësaj jave .
06:25-Pesë persona të vrarë nga bombardimet në qytetin e Mykolaiv
Pesë persona u vranë nga bombardimet në qytetin ukrainas të Mykolaiv .
Sulmi ndodhi të premten.
Hanna Zamazeeva, kreu i këshillit rajonal të Mykolaiv, tha në një deklaratë në Telegram se forcat ruse po godasin lagjet e banuara të Mykolaiv, transmeton “Bota sot”.
Rusia mohon të ketë shënjestruar zonat civile në Ukrainë.