Abazoviq: Zgjedhja e qeverisë së re me shumë gjasë do të bëhet javën e ardhshme

Evropë

Abazoviq: Zgjedhja e qeverisë së re me shumë gjasë do të bëhet javën e ardhshme

Më: 20 prill 2022 Në ora: 14:00
Dritan Abazoviq

Mandatari për kryeministër në Qeverinë e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se zgjedhja e qeverisë së re me shumë gjasa do të bëhet javën e ardhshme derisa theksoi që kjo qeveri do të mbështetet në dy shtylla – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

“Ideja është që Mali i Zi të fitojë stabilitet, pajtim dhe perspektivë evropiane përballë destabilitetit politik”, ka thënë Abazoviq në një konferencë për media në Podgoricë ku ka prezantuar konceptin e qeverisë së ardhshme, raporton “Vijesti".

“Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve kur institucionet nuk funksionojnë. Sot nuk do të merresha me mbledhjen, e as ekspozenë, që është e kompletuar. Gjithçka është në dorën e deputetëve, u takon atyre të vendosin se kur do të zhvillohet seanca, për sa më përket mua, mund të jetë nesër, por është ditë pushimi, kështu që është më realiste javën e ardhshme”, tha ai duke theksuar që e pret mbështetjen e 46 deputetëve.

Abazoviq tha se e ka informuar Kuvendin se Mali i Zi se është gati të formojë qeverinë e 43-të.

Tutje ai ka treguar se Qeveria e pakicave do të ketë 20 ministra dhe do të ketë 18 departamente.

“Është e vërtetë që qeveria do të ketë 20 ministra, por do të ketë 18 departamente, jo 20, sepse dy ministra nuk kanë portofol. At do të kenë katër nënkryetarë. Kjo qeveri duhet të ketë një mandat më të shkurtër, ndaj do të jetë detyrim i të gjithë ministrave të rrisin efikasitetin e tyre”, tha kryeministër i mandatuar”, tha Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat