Ukraina po përballet me “një betejë shumë të vështirë” kundër një Rusie “më të pajisur”

Evropë

Ukraina po përballet me “një betejë shumë të vështirë” kundër një Rusie “më të pajisur”

Nga: A.ZH Më: 22 prill 2022 Në ora: 00:01
Pamje nga lufta në Ukrainë

Një zyrtar i lartë ukrainas i mbrojtjes, ka paralajmëruar se ushtria e vendit po përballet me "një betejë shumë të vështirë" kundër një ushtrie më të madhe dhe më të pajisur ruse.

Komenti u citua nga agjencia e lajmeve Interfax e Ukrainës këtë mbrëmje, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai citoi gjithashtu zëvendësministren e mbrojtjes Hanna Malya, të thoshte se duhej kohë për të blerë dhe rregulluar dërgimin e armëve, duke shtuar se "duhet të jemi të durueshëm".

Lufta në Ukrainë kuptohet se është në një fazë të re, me trupat ruse që braktisin kryesisht një fushatë në rajonin e Kievit për t'u nisur drejt lindjes.

Ofensiva raportohet gjerësisht se ka filluar tashmë në rajonin e Donbasit./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat