Kryeministri i Italisë kërkon ‘federalizëm pragmatik’, zgjerim drejt lindjes për BE-në

Evropë

Kryeministri i Italisë kërkon ‘federalizëm pragmatik’, zgjerim drejt lindjes për BE-në

Më: 4 maj 2022 Në ora: 10:57
Mario Draghi

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të përmirësojë vendimmarrjen dhe të thellojë integrimin ekonomik, nga sfidat e shkaktuara si rezultat i luftës në Ukrainë që erdhi nga sulmet e vazhdueshme nga Rusia.

Draghi i tha Parlamentit Evropian se BE-ja duhet të përqafojë “federalizmin pragmatik” në fusha të shumta politike duke përfshirë mbrojtjen, politikën e jashtme dhe ndarjen e barrës ekonomike, duke pasur parasysh krizën që po shpaloset në lindje të saj.

Nëse reformat kërkonin që BE-ja të rihapë traktatet e saj, atëherë ajo duhet të jetë e përgatitur ta bëjë këtë, shtoi ai.

Institucionet e ngritura nga paraardhësit tanë gjatë dekadave të fundit u kanë shërbyer mirë qytetarëve të Evropës, por ato janë të pamjaftueshme duke pasur parasysh realitetin me të cilin përballemi sot”, tha ai në Strasburg.

Ne kemi nevojë për një federalizëm pragmatik: ai që përfshin të gjitha fushat e prekura nga transformimet që po ndodhin – nga ekonomia, tek energjia, tek siguria.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat