Pas arrestimit të kryetarit të Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, reagon kryeministri Abazoviq

Evropë

Pas arrestimit të kryetarit të Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, reagon kryeministri Abazoviq

Më: 9 maj 2022 Në ora: 22:30
Dritan Abazoviq

Shumë gjëra të çuditshme kanë ndodhur në Mal të Zi dhe tani është koha për të dhënë llogari, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai përshëndeti aksionin e e sotëm të policisë, ku u arrestua kryetari i Gjykatës Ekonomike, Blaz Jovaniq.

“Përgjigja më e mirë rreth tregimeve për mungesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jenë si sot në mëngjes. Le të flasin rezultatet, gjithçka tjetër është politikë. Pres që ky trend të vazhdojë”, tha ai.

“Shpresoj që rezultatet në periudhën e ardhshme të jenë edhe më të dukshme”, tha 36-vjeçari.

Kryeministri gjithashtu shprehu keqardhjen që duhet të rritet niveli i sigurisë së kryeprokurorit të ri të posaçëm Vladimir Novoviq, i cili sot dha urdhërimin për arrestimin e Jovaniqit.

Ndryshe, Jovaniq është arrestuar nën dyshimet për organizimin e një grupi kriminal dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat