Pamje të frikshme, policia angleze nisin hetimet për “Ndeshjen e vdekjes” në mundje

Evropë

Pamje të frikshme, policia angleze nisin hetimet për “Ndeshjen e vdekjes” në mundje

Më: 12 maj 2022 Në ora: 20:59
Pamje të frikshme, policia angleze nisin hetimet për “Ndeshjen e vdekjes” në mundje

Policia angleze ka nisur një hetim për një “Ndeshje vdekjeje” në sportin e mundjes, që u zhvillua gjatë një ngjarjeje në qarkun e Durham të Anglisë.

Klubi Konservator i Seaham organizoi një ngjarje për kompaninë “Colliery Championship Wrestling” (CCW) më 29 prill.

Sipas faqes zyrtare të vetë kompanisë në “Facebook”, “CCW” është një organizatë mundjeje me qëllime për përfitim parash dhe gjendet në ish-fushat e qymyrit në verilindje të Anglisë.

Po ashtu, synimi i “CCW” është që të ndihmojë të pastrehët dhe ata që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Ngjarja e tyre e fundit arriti që të prek shumë media botërore, ku ishte organizuar një “Ndeshje e vdekjes”, ku dy ose më shumë mundës rrahin njëri-tjetrin në një ndeshje duke përdorur një sërë objektesh të forta.

Ndër objektet që përdoren më shpesh janë tubat me dritë fluoreshente, telat me gjemba dhe madje edhe zjarri, prandaj veprimi është shumë i dhunshëm, dhe shpesh përfshihet gjakderdhja e madhe për të ndezur më shumë ndeshjen.

Tani, siç raportohet nga “BBC”, “CCW” nuk bëri të ditur se ngjarja do të shfaqte një "Ndeshje vdekjeje", ku të pranishëm kishte familjet, duke përfshirë këtu fëmijë të vegjël, dhe tani policia angleze ka filluar hetimet.

Themeluesi, James Barrass, tregoi se nuk e dinte se ndeshja do të ndodhte, ku kërkoi falje, por tha se publikut i pëlqeu.

“Pas ndeshjes fola me dy djemtë. Ne patëm diskutime dhe natyrisht, kjo nuk do të ndodhë më. Kemi kërkuar falje, por sa herë duhet të kërkojmë? Sa herë duhet të penalizoheni në jetë?”, tha Barras.

Në pamjet e postuara në “YouTube” nga “The Telegraph”, një mundës mund të shihet duke sulmuar një tjetër prerëse të barit, ku anëtarët e audiencës, duke përfshirë fëmijë të vegjël, e shikojnë të tmerruar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat