Kishte vrarë disa persona përmes harkut me shigjeta në Norvegji – publikohen pamjet e sulmit vdekjeprurës

Evropë

Kishte vrarë disa persona përmes harkut me shigjeta në Norvegji – publikohen pamjet e sulmit vdekjeprurës

Më: 19 maj 2022 Në ora: 23:02
Pamje nga video

Janë shfaqur pamjet tronditëse të një qytetari danez që besohet se është i sëmurë mendërisht, i cili qëllonte njerëzit me hark dhe shigjetë teksa la të vrarë pesë persona në Norvegji.

Pamjet (shikoni këtu) u shfaqën këtë javë pasi Andersen Brathen, 38 vjeç, pranoi fajësinë për një mori akuzash në sulmin e tmerrshëm të tetorit të vitit 2021, duke përfshirë pesë akuza për vrasje, si dhe 11 akuza për tentativë vrasje.

Unë pranoj fajësinë penale për të gjitha akuzat”, tha Brathen para Gjykatës së Qarkut Buskerud duke shtuar se “gjithçka, unë pranoj gjithçka”, raporton nypost.

Danezi shihet në pamjet e publikuara duke vrapuar nëpër një supermarket dhe gjuan vazhdimisht shigjeta mbi kalimtarët e pafajshëm.

I veshur me një jelek të bardhë dhe pa këpucë, ai kaloi të paktën 15 minuta duke gjuajtur shigjeta drejt njerëzve në supermarket, si dhe jashtë – madje edhe ndaj njerëzve në shtëpitë e tyre, njoftoi gjykata. Të paktën tre persona u goditën nga shigjetat e tij, duke përfshirë një oficer policie jashtë detyrës.

Më pas, Brathen mbyti me thikë katër gra dhe një burrë, nga mosha 52 deri në 78 vjeçare.

Ai u arrestua pas më shumë se gjysmë ore pasi filloi sulmet e përgjakshme dhe hetuesit sekuestruan një numër armësh, duke përfshirë thika, një shpatë, harqe dhe të paktën 60 shigjeta.

Tre ekspertë të mjekësisë ligjore psikiatrike që e vlerësuan atë arritën në përfundimin se ai ishte ndoshta i çmendur në kohën e vrasjeve. Ai është mbajtur në një institucion psikiatrik që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

Një gjyq do të vendosë nëse do të burgoset ose kujdes të detyrueshëm për shëndetin mendor. Gjyqi pritet të zgjasë të paktën një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat