Shefi i inteligjencës ukrainase thotë se para dy muajve Putin i mbijetoi një atentati në Kaukaz

Evropë

Shefi i inteligjencës ukrainase thotë se para dy muajve Putin i mbijetoi një atentati në Kaukaz

Nga: F.B Më: 23 maj 2022 Në ora: 14:46
Kirilo Budanov dhe Putin

Gazeta serbe “Objektiv” ka publikuar një artikull marr nga “Pravda” – gazeta ukrainase , se shefi i Shërbimit Inteligjencës së Ukrainës Kirilo Budanov ka deklaruar se para dy muajve presidenti rus Putin i ka mbijetuar një përpjekje për atentat, që ndodhi në Kaukaz, shkruan “Bota Sot”.

Me titullin “Putin i mbijetoi atentatit në Kaukaz”, gazeta njofton se ky ishte një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por që vërtetë ka ndodhur, pak kohë pas fillimit të operacioneve ruse në Ukrainë.

Shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Ukrainës Budanov, për “Pravda” ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ishte sulmuar në Kaukaz – në rajonin që përfshihet nga Jermenia, Azerbejxhani, gruzia dhe pjesa jugore e Rusisë.

“Ishte  një përpjekje atentati në presidentin rus Putin....bile thuhet si flitet se është sulmuar nga përfaqësues të Kaukazit dhe kjo ka ndodhur jo shumë kohë larg. Kjo informatë nuk është publike. Ishte një përpjekhe absolutisht e pasuksesshme, por që vërtetë ka ndodhur...Kjo ka ndodhur rreth dy muaj më përpara” ka deklaruar Budanov për “Pravda”, gazetën ukrainase.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat