Putin një shpullë për Vuçiq: Nëse s’je me ne, nuk do të ketë çmim të mirë për gazin

Evropë

Putin një shpullë për Vuçiq: Nëse s’je me ne, nuk do të ketë çmim të mirë për gazin

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:30
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka disa ditë që paralajmëron se do të bisedojë me homologun e tij në Rusi, presidentin  Vladimir Putin, rreth furnizimit me energji të Serbisë nga Rusia.

Pretendimit të Vuçiq se telefonata mes dyve do të ndodhë shpejt mori një goditje pasi zëdhënësi i Kremlin Dmitry Peskov e mohoi se ka diçka të tillë në plan.

Tani nuk ka bisedë të planifikuar në agjendën e ditëve në vijim, por kjo nuk do të thotë se një bisedë  tillë nuk mund të organizohet me shpejtësi. Ju e dini se kontakti me Beogradin janë prioritet i yni, ata janë aleatët tanë dhe një shtet miqësor, kështu që biseda do të mbahet nëse ka nevojë” kishte thënë Peskov.

Presidenti serb Vuçiq kishte deklaruar jo shumë kohë më parë se do të bisedojë këtë javë me homologun e tij rus, Vladimir Putin. I pyetur se çfarë pret nga Putin gjatë bisedës, që pritet, kushtëzim politik që do të diktojë çmimin e gazit, Vuçiq ishte shmangur.

“Nuk mund ta di se çfarë do të më pyes Putin mua, por e di se çfarë do ta pyes unë. Nga unë janë tre pyetje kyçe – sasia e gazit, çmimi i gazit dhe siguria e furnizimit”. Ai kishte shtuar se do të nxirrte një çmim sa më të volitshëm për gazin e serbëve.

Me këtë deklaratë Peskov se nuk ka bisedë të planifikuar mes Putin dhe Vuçiq, ka shkaktuar mjaft telashe për Vuçiq, e tash ai pas disa njoftimeve se do të bisedojë me të sigurisht, ka ndryshuar qasje dhe e thotë se “mendon se do të bisedojë”.

“Do ta shohim nëse do të takohem me Putin. Presim ca ditë. Ndoshta edhe njeriu nuk dëshiron të bisedojë me mua, e shohim” ka thënë Vuçiq.

Vendimi i Putin për t’u menduar nëse do të ngrejë dorezën e telefonit kur ta thërrasë Vuçiq është mjaft dramatike kur dihet se shpejti skadon marrëveshja e furnizimit me gaz mes Rusisë e Serbisë, e edhe nëse e hap telefonin nuk dihet sa do të jetë dorëlirë ndaj kolegut nga Beogradi varet nga shumë faktorë.

Ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Srecko Djukic, i ka thënë portalit serb Nova se është “e dukshme se sot e kësaj dite nuk e dinë se çfarë do të thotë politika e lartë ruse e sa ajo mund të jetë e pakëndshme për shtetet e vogla”.

Kjo është një porosi për Vuçiq nga Putin se ata duhet të jenë 100 % besnik ndaj tyre tha Djukic. Ai pati kritika edhe për stafin e Vuçiq që e kanë paketuar këtë tregim, pasi po denigrohet figura e tij në këtë rast.

Djukiv shtoi se Peskov nuk flet përmendësh por saktësisht atë që i është urdhëruar ta thotë.

“Deklarata e Vuçiq s’vlen asgjë. Ai po provon të nxirret nga kjo thuajse s’ndodhi gjë. Ky është një karton i verdhë për të dhe një porosi se çmimi për ne do të jetë i njëjti si në treg. Putin e porosit se ai nuk do të nxjerrë çmimin për gaz nga politika, por atë të tregut, dhe nëse ‘përmirësohet, do të mund të flasë me të rreth një çmimi bjellorus prej 150 dinarësh për 1 mijë metra kub” tha Djukic.

Presidenti serb Vuçiq e ka përsëritur se do të ketë bisedë me presidentin rus Putin, dhe atë për të dielën. Kremlin nuk është shpjeguar për këtë ende.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat