Bunkerët në shitje, madje shumë lirë – lufta në Ukrainë hap treg të ri në Çeki

Evropë

Bunkerët në shitje, madje shumë lirë – lufta në Ukrainë hap treg të ri në Çeki

Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:00
Çeki

Dikur Çekosllovakia kishte ndërtuar mijëra bunkerë për t’ju kundërvënë Gjermanisë naziste. Sot ata nuk shërbejnë për pothuajse asgjë – madje shiten. E ata me pak imagjinatë të zhvilluar, nga ato hapësira mund të shndërrojnë në diçka interesante.

Gazetarët çekë të premten vizituan Andora Shandor, ish-shefin e Shërbimit Sekret, sot një ndërmarrës në sektorin e sigurisë, tr.

Ai pati paralajmëruar më herët se do të flet për “sfidat e rëndësishme të sigurisë”. Pothuajse të gjithë u habitën kur Shandor nxori një shpallje me të cilën bëhet e ditur shitja e bunkerëve.

Bazuar në broshura, shihet një familje e ngujuar brenda bunkerit nëntokësorë – derisa mbi sipërfaqen e tokës janë tornadot si dhe tanket që shembin shtëpitë.

Siç raporton Deutsche Welle, për një “kënaqësi” të tillë qytetarët duhet të ndajnë nga 20 mijë euro. Edhe pse tingëllon paksa çuditshëm, kërkimi për bunkerë është rritur në kohën kur po zhvillohet lufta në Ukrainë dhe po rritet frika për ndonjë sulm bërthamor.

Madje ata që janë më pak fat, nuk kanë nevojë t’i japin Shandorit para të majme dhe ta blejnë një bunker të vërtetë ushtarak për pak para.

Milan Krulih është personi që ia vlen t’i telefonojnë të gjithë të interesuarit në këtë vend. Ai në ministrinë e Mbrojtjes është i angazhuar për shitjen e pronës së panevojshme të ushtrisë.

Me një fjalë, thënë njeriu që menaxhon 1.500 bunkerë që gjenden vetëm në rajonin e Bohemisë në veri të vendit.

Gjatë viteve të 30-ta, frika nga Gjermania e Hitlerit, detyroi Çekosllovakinë që përgjatë kufirit të ndërtojë linjë të dyfishtë të mbrojtjes. Për vetëm dy vite arritën të ndërtojnë mijëra bunkerë.

Ata edhe ashtu asokohe nuk është se kanë ndihmuar, e më vonë nuk shërbyen për asgjë – sot shumica prej tyre janë plot mbeturina. Megjithatë nëse pastrohen me kujdes kjo pronë mund të jetë e shfrytëzueshme për shumë qëllime.

Kështu Krulih blerësve potencialë ua tregon pronat. Hap dyert e metalta që prej vitesh nuk janë hapur, por që muret brenda i kanë akoma të forta këta bunkerë. Çmimi fillestar është 2 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat