Miqësia Vuçiq-Putin, Serbia siguron gaz rus me çmim 12 herë më të lirë sesa Evropa

Evropë

Miqësia Vuçiq-Putin, Serbia siguron gaz rus me çmim 12 herë më të lirë sesa Evropa

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:12
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Në një kohë kur e gjithë Evropa po përpiqet me mish e më dhëmb të krijojë pavarësi nga karburantet ruse, Serbia po forcon marrëdhënien më Moskën nëpërmjet një marrëveshjeje për gazin rus.

Edhe pse prej 10 vitesh Serbia kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, Beogradi vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta më Kremlinin.

Ndonëse ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, Serbia ka refuzuar të marrë pjesë në sanksionet kundër Moskës.

Serbia, me një popullsi prej 7 milionë banorësh, ka siguruar një marrëveshje në favor të saj për furnizimin me gaz rus për tre vjet, tha presidenti Aleksandar Vuçiç pas një bisede telefonike me Vladimir Putin.

Nga ana e tij Kremlini nuk ka dhënë komente në lidhje me vazhdimin e furnizimit me gaz natyror të Serbisë.

“Do të kemi një dimër të sigurt për sa i përket furnizimit me gaz”, s’ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi, duke parashikuar se faturat e gazit do do të jenë 10 deri në 12 herë më të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të Evropës.

Ndërkohë Bashkimi Evropian po kërkon të reduktojë varësinë nga gazi.

Brukseli ka dënuar marrëveshjen e Beogradit me Moskën, duke vënë në dukej se pret që Serbia “të mos forcojë më tej marrëdhëniet me Rusinë”.

“Vendet kandidate, duke përfshirë Serbinë, duhet gradualisht t’i harmonizojnë politikat e tyre ndaj vendeve të treta me politikat dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë miratimin e masave kufizuese”, tha Peter Stano, një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Zyrtarisht, Beogradi vazhdon të pretendojë se anëtarësimi në BE është një prioritet, por ka shmangur çdo veprim kundër Rusisë.

“Ata që na akuzojnë se nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë për një marrëveshje gazi duhet të kenë turp”, tha kryeministrja e vendit Ana Bernabich.

“Mos vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë është një çështje parimore. Beogradi i ka borxh Rusisë për refuzimin e njohjes së Kosovës dhe promovimin e “lidhjeve historike dhe kulturore me motrën e tij të madhe Rusinë”, ka thënë kryeministrja e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat