Mbretëresha Elizabeth shfaqet papritur në mbyllje të festimeve të Jubileut Platinium

Evropë

Mbretëresha Elizabeth shfaqet papritur në mbyllje të festimeve të Jubileut Platinium

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Mbretëresha Elizabeth ka bërë një paraqitje surprizë për finalen e festimeve të Jubileut Platinium.

Monarkja, e cila festoi 70 vjetorin në fron me katër ditë festime, ishte e buzëqeshur teksa përshëndeti me dorë të pranishmit nga ballkoni i Pallatit Buckingham të dielën pasdite, pas paradës. Asaj iu bashkua trashëgimtari i saj, Princi Charles dhe gruaja Camilla Parker Bowles, së bashku me nipin e saj Princin William dhe gruan Kate Middleton me fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe princin Louis.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ajo u shfaq me një xhaketë jeshile me një kapele klasike, së bashku me një varse perlash dhe doreza të bardha. Të pranishmit u kapën në befasi sepse paraqitja e saj nuk ishte paralajmëruar teksa fillimisht ajo u shfaq përmes hologramit rrugëve të Londrës.

Karroca historike u shfaq në paradë për herë të parë në 20 vjet, duke shfaqur një imazh të Mbretëreshës duke bërë me dorë teksa lëvizte me makinë nëpër rrugët e Londrës.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 5,000 njerëz u përfshinë në Festimet e Jubileut Platinum, i cili përfundoi fundjavën e festimeve. Jubileu filloi të enjten me Mbretëreshën që festoi ditëlindjen e saj pranë anëtarëve të familjes së saj në ballkonin e pallatit teksa shikonin parada e ‘Trooping the Color’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat