Drecun: Na futën në rolin e pengut - për ne të dy vizitat janë të rëndësishme, perëndimi do të na ndajë nga Federata Ruse

Evropë

Drecun: Na futën në rolin e pengut - për ne të dy vizitat janë të rëndësishme, perëndimi do të na ndajë nga Federata Ruse

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 09:19
Milovan Drecun
Milovan Drecun, kreu i Këshillit të Kosovës të Kuvendit për RTS tha se dy vizitat e planifikuara në Serbi edhe ajo e shefit të diplomacisë ruse Lavrov edhe kancelarit gjerman Sholc, janë shumë të rëndësishme për Serbinë. Kur flitet për ndalimin e fluturimit të aeroplanit të Lavrov, kur keni problem si është lufta, duhet të bisedohet sepse nuk zgjidhen problemet nëse nuk ka bisedime, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ai në emisionin e mëngjesit në RTS tha se vizita e Lavrov ishte e paralajmëruar, por për shkak të luftës në Ukrainë situata është e tensionuar dhe dialogu mes Rusisë edhe perëndimit është zvogëluar.

"Mungon komunikimi, kur probleme si lufta në Ukrainë duhet të bisedohet, nuk zgjidhen problemet nëse nuk ka komunikim dhe nëse bllokohen ato” tha ai. Ai përkujtoi se perëndimi ka vendos sanksione të ashpra Rusisë dhe ata vlerësojnë se nuk duhet komunikuar me te.

Por, Serbia ka partneritet strategjik me Rusinë dhe duhet të vazhdojë bisedimet edhe pse dënoi luftën në Ukrainë. “Serbia është futur në rrotën gjeo-politike që po sillet pamëshirshëm”.

"Perëndimi ka dëshiruar që Serbia të ndalojë plotësisht kontaktet me Rusinë, e kur nuk keni masa tjera, atëherë ndalohet fluturimi i aeroplanit të ministrisë ruse, gjë q nuk e bëjnë vetëm këto vende por kanë mbështetje nga jashtë” tha Drecun.

Sipas tij Vuçiq është angazhuar personalisht për realizimin e dy vizitave dhe nëse do kishte vizitë, do përpiqej ndërprerjen e luftës, duke shtuar se Serbia mund të ishte terreni neutral për bisedime. 

"Këtu bëhet fjalë për raporte bilaterale dhe nuk mund të ikni temën e luftës, perëndimi do të na ndajë nga Rusia” tha Drecun.

Ai vlerësoi se ky konflikt i ftohtë mund të jetë i gjatë dhe me sanksione "Perëndimi do që i gjithë Ballkani të ndjek politikën e sanksioneve ndaj Rusisë, që nuk është e qëndrueshme sepse nuk mund të ndërtohet asgjë parimore pa Rusinë” tha ai.

Ai përsëriti se me Rusinë, Serbia është partner strategjik dhe këtë perëndimi do ta ndaloj, një nga mënyrat ndalimi i fluturimit.”Ne kemi nevojë për komunikim me Rusinë, ai mund të bëhet edhe ka kontakt fizik, rrugën transportuese janë trazuar, sikurse edhe sferat tjera të jetës”.

Nëse Sholc arrin në Beograd, kjo do të thotë se edhe vizita e parë edhe e dyta kanë lidhje me Ukrainën dhe dy palët duan të tregojnë aktivitet diplomatik në Ballkan. Me këtë veprime duan ta na fusin në rolin pengut edhe pse dy vizitat janë me rëndësi.

"Kemi bashkëpunim të madh ekonomik me Gjermaninë dhe ajo për ne është shumë e rëndësishme. Por Gjermania është vendi më i madh evropian që mbështet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës” tha Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat