Pas dështimit të vizitës së Lavrov në Beograd – Vuçiq në mbrëmje i adresohet opinionit!

Evropë

Pas dështimit të vizitës së Lavrov në Beograd – Vuçiq në mbrëmje i adresohet opinionit!

Nga: F.B. Më: 6 qershor 2022 Në ora: 09:26
Aleksandër Vuçiq

Ndalimi i fluturimit të aeroplanit dhe dështimi i vizitës së ministrit të jashtëm rus Lavrov në Beograd janë lajmet kryesore në mediet serbe, më herët “Interfaks” konfirmoi se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin, për këtë shkak Vuçiq ka paralajmëruar takim me ambasadorin rus dhe adresim për opinionin në mbrëmje, shkruan “Espreso” transmeton “Bota Sot”.

Reagimet nga politikanët serb janë të ndryshme dhe “vajtuese”, qoftë nga kreu i Këshillit për Kosovën Drecun, ministri i brendshëm Vulin por edhe kryeministrja Bernabiç.

Bernabiç ka deklaruar mbrëmë se situata rreth vizitës së Lavrov është komplikuar tej mase.

Vizita e Lavrov është shndërruar në triler dhe lojë “nën tavolinë” dhe e gjithë kjo pa fajin e Beogradit, ka thënë Bernabiq, duke përkujtuar se Vuçiq kishte parashikuar probleme dhe komplikim të situatës.

 Vuçiq para gazetarëve pat thënë se gjërat janë komplikuar rreth vizitës së ministrit rus, me atë rast ai theksuar se mediet e opozitës nuk ia dolën ta “zënë” rreth deklaratave për këtë video, me ç’rast përmendi “Nova.rs” dhe “N1”, që në lajmet e tyre u përpoq[n të fajin ta hedhin mbi Vuçiq se me ketë veprim “ia fut gishtin në sy BE-së”.

Këto media kanë raportuar se vizita e paralajmëruar ishte akorduar me kohë, por realizimi i saj mund të komplikohet, bazuar në fjalët e Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat