Vuçiq thotë se Serbia do ta vazhdojë qasjen e njëjtë ndaj Rusisë

Evropë

Vuçiq thotë se Serbia do ta vazhdojë qasjen e njëjtë ndaj Rusisë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 12:17
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq duke folur për anulimin e vizitës së Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se refuzimi i Serbisë për të qenë gjithmonë pjesë e “tufës” është diçka që po shkakton kokëdhimje.

Vuçiq për RTS tha se nuk ishte i befasuar nga ajo që ndodhi por se, siç u shpreh ai nuk kishte parë “histeri të tillë ndaj Serbisë për një kohë të gjatë”.

“Nuk mund imagjinoni se sa bisedime të panumërta ka pasur ku Serbisë i është kërkuar të anulojë mikpritjen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë.

Histeria që u pa tregoi se çfarë duan realisht disa njerëz, pasi nuk mund t’i bëjnë asgjë Rusisë, po “rrojnë mbi Serbinë”, u shpreh Vuçiq.

Ai thotë se nuk e ka fjalën për amerikanët, por “të vegjëlit”, nga “Karl Bildt e deri në Kroaci”, ka thënë Vuçiq.

“Më shumë media perëndimore kanë mbërritur në Serbi në 24 orët e fundit se kurrë më parë, duke pritur të pikturojnë një fotografi të Vuçiqit dhe Lavrovit në mënyrë që ata të sulmojnë Serbinë”, tha Vuçiq.

Vuçiq thekson se Serbia do të vazhdojë politikën e saj të vendimmarrjes së pavarur, por edhe se duhet të arrijë në një përfundim të qartë dhe se duhet të nxitojë në rrugën e saj evropiane, sado kontradiktore të tingëllojë.

Njoftimi për vizitën e Lavrovit në Serbi u bë disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një bisede telefonike më 29 maj, u pajtuan për një marrëveshje të re të furnizimit të Serbisë me gazin natyror rus.

Lavrov së bashku me Putinin janë në listën e sanksioneve të shumë shteteve perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës. Të vetmet vendeve në Evropë që ata mund të udhëtojnë janë Bjellorusia, Moldavia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.


Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por Beogradi ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat