Reagime pozitive lidhur me “non paper-in” austriak për zgjerimin shkallë-shkallë të BE-së

Evropë

Reagime pozitive lidhur me “non paper-in” austriak për zgjerimin shkallë-shkallë të BE-së

Nga: F. B. Më: 12 qershor 2022 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një "non-paper" lidhur me politikën fqinjësore dhe zgjerimin e BE-së i ministrit të jashtëm austriak Aleksander Shalenberg dhe ministres për çështje evropiane Karolin Edshtadler, ka hasur në reagime pozitive nga disa vende anëtare të BE-së, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ata konsiderojnë se vendet kandidate para anëtarësimit të plotë, duhet të integrohen në institucione edhe fonde të BE-së, ashtu që qytetarët qysh gjatë kohës së procesit të bashkëngjitjes të ndjejnë përfitimet e anëtarësimit të ardhshëm.

Shefja e diplomacisë sllovene Tanja Fajon gjatë vizitës së kolegut austriak Shalenberg në Lubljanë, paralajmëroi mbështetje në propozimin austriak. “Kam lexuar atë dokument dhe është i mirë, rreth tij do të bisedojmë mëtutje” tha Fajon.

Sipas ministrisë së jashtme austriake për dokumentin ("non paper"), pozitivisht janë deklaruar edhe Hungaria edhe Italia.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas megjithatë është e përmbajtur, ajo gjatë vizitës së kryeministrja austriak Karla Nehamer theksoi se oferta e rrugëve tjera nuk është shpresë që kërkuesit për anëtarësim si Ukriana që duhet të aplikojnë reforma të rënda.

Dokumenti jozyrtar austriak në fund të majit iu është dorëzuar të gjithë anëtarëve të BE-së, përfaqësuesit të lartë për siguri Borrell dhe komisarit për zgjerim Varhej.

Tetë hapat për afrim në BE

Në atë dokument –propozim, Shalenberg dhe Edshtadler propozojnë 8 hapa për afrim në BE.

Ata ndër tjera propozojnë integrim dhe treg të përbashkët, pjesëmarrje në politikën klimatike dhe energjetike, në programe të arsimit dhe politikës së sigurisë së përbashkët të BE-së dhe pjesëmarrje në mbrojtje nga krizat dhe agjensionet e BE-së.

Krahas kësaj angazhohen edhe për qasje shkallë-shkallë në programet e financimit të BE-së.

Austria ka propozuar edhe përfshirje të shkallëzuar të kandidatëve në BE gjatë kohës së konfliktit në Ukrainë, duke konsideruar se kriza atje rrezikon politikën fqinjësore lindore dhe mund të ketë pasoja negative për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

"Gjatë kësaj situate, konflikti nga kufiri me BE, do të zhvendosej në mes të saj. I duam dhe kemi nevojë për vendet e Ballkanit në anën tonë. Ata janë partner me rëndësi dhe pjesë e familjes evropiane. Duhet për këtë shkak të ndryshojmë qasjen në procesin e zgjerimit dhe fqinjësisë” thanë Shalenberg dhe Edshtadler.

Ata nënvizojnë se zgjerimi nuk është vetëm procedurë burokratike por edhe instrument i fuqishëm gjeo-strategjik.

"Procedura aktuale viteve të fundit nuk ka sjell rezultate me rëndësi, bile ka sjell rritje të frustrimit dhe tjetërsimin e rajonit dhe BE-së. Duhet të tejkalojmë rrugën pa krye aktuale dhe të analizojmë të gjitha opsionet” mendojnë Shalenberg i Edshtadler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat