Vazhdon eksodi i rusëve të pasur, 15 mijë milionerë po ikin nga vendi

Evropë

Vazhdon eksodi i rusëve të pasur, 15 mijë milionerë po ikin nga vendi

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Më shumë se 15 mijë milionerë pritet të largohen nga Rusia këtë vit, sipas një analize të të dhënave të migracionit të publikuar nga Henley&Partners, një lidhje midis super të pasurve dhe vendeve që shesin shtetësinë.

Sipas theguardian, rusët e pasur po ia kthejnë shpinën presidentit rus, Vladimir Putin për shkak të pushtimit të Ukrainës, prandaj numri i përmendur i milionerëve pritet të emigrojë.

“Rusia po humb milionerë në masë. Individët e pasur që emigrojnë nga Rusia janë rritur në mënyrë të vazhdueshme çdo vit gjatë dekadës së fundit, një shenjë paralajmëruese e hershme e problemeve aktuale me të cilat përballet vendi”, tha Andrew Amoils, kreu i kërkimit në New World Wealth, i cili mblodhi të dhënat e kërkimit.

“Historikisht, kolapset e mëdha të shtetit zakonisht janë paraprirë nga emigracioni i përshpejtuar i njerëzve të pasur, të cilët shpesh janë të parët që largohen sepse kanë mjetet për ta bërë këtë”, shtoi ai.

Ndryshe, Ukraina parashikohet se do të pësojë humbjen më të madhe të individëve të pasur në raport me popullsinë e saj – 2800 milionerë pritet të largohen nga vendi deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat