Mediet në Serbi: Dijana Hrkaloviq kishte hyrë në BIA me ndihmën e huliganëve

Evropë

Mediet në Serbi: Dijana Hrkaloviq kishte hyrë në BIA me ndihmën e huliganëve

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:09
Dijana Hrkaloviq

Dijana Hrkaloviq në një intervistë prej dy orësh të dhënë për mediet serbe përpos që ka tentuar të shpjegojë se si ka përfunduar në bankën e të akuzuarve për urdhra të dikujt tjetër, ish-sekretarja e Punëve të Brendshme ka përmendur edhe “miqtë” që kishte nga viti 2007 e 2008.

Edhe pse këto pseudonime – Kiça, Prela dhe Kimi për njerëzit e thjeshtë nuk kanë shumë rëndësi, mirëpo çdo punonjësi të policisë kur i përmenden këta iu “ndezët një dritë e kuqe” dhe lind pyetja se si Hrkaloviq arriti të hyjë në institucionin më të mbyllur në Serbi, përveç lidhjeve të ngushta me huliganë famëkeq.

Është një mister i vërtetë se si është e mundur që një person me miq të tillë, vetëm katër vite më vonë, ka arritur të kalojë kontrollin e sigurisë në Agjencinë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA).

Është padyshim e qartë se ajo ka qenë e afërt me huliganët para se të merrte detyrën në BIA, ka shkuar në turne me ta dhe në atë kohë po shoqërohej intensivisht me krerët e fraksioneve që tashmë kishin dosje vuliminoze. Megjithatë, mbetet mister se si ajo arriti të punësohej në BIA.

Në paraqitjen e saj, Hrkaloviq vuri në pah tre huliganë, të cilët prej vitesh janë të njohur për çdo oficer të MPB-së serbe. Këta janë drejtuesit e grupeve të ndryshme të tifozëve të Partizanit. Ljubomir Markoviq – Kiça, Djordje Preliq – Prela dhe Millosh Radisavljeviq – Kimi, secili prej tyre ka një dosje të trashë sa një enciklopedi, ndërsa disa janë dënuar për vrasje, shkelje të rendit, lëndime të lehta e të rënda trupore, pengim dhe sulm ndaj policisë dhe shumë krime të tjera.

Ish-sekretarja shtetërore e MPB-së theksoi veçanërisht marrëdhënien e saj me Markoviqin, i cili u vra në në Beograd në vitin 2019, kur po kthehej nga një ndeshje futbolli. Hrkaloviq deklaroi se grupi i Veljko Belivukut qëndronte pas asaj vrasjeje dhe se për shkak të kësaj ajo ndjente neveri ndaj Belivukut. Mirëpo, dijen apo dyshimet e saj ajo i ka fshehur për tre vjet, pasi nuk ka asnjë gjurmë që të ketë denoncuar në polici.

Fakti që pas vrasjes së Kiças me shumë gjasa qëndron klani i Belivukut nuk është lajm, sepse menjëherë pas likuidimit u dëgjua se i ndjeri Markoviq dhe Belivuk u përleshën në tribuna dhe se Velja Nevolja ishte jashtëzakonisht i inatosur dhe i kishte thënë atij se e ka tradhtuar.

Markoviq ishte një nga drejtuesit e grupit të tifozëve “Alcatraz”, por edhe një nga organizatorët e sulmit ndaj tifozëve të klubit francez “Tulouse” në Beograd, kur u vra Brice Taton në vitin 2009. Prej vitesh, anëtarët e “Alcatraz” ishin tifozeria më e fortë e Partizanit.

Pushteti i frikës së “Alcatraz” përfundoi menjëherë pas vrasjes së Tatonit, që ishte një nga rastet e rralla kur shteti serb reagoi ashpër ndaj tërbimit të huliganëve, edhe pse jo me shumë dëshirë, mirëpo kishte presione nga jashtë. Mes të dënuarve ishte edhe Markoviq, i cili fillimisht mori 30 vjet burg, por më vonë dënimi i tij u ul në 15 vjet. Ai u lirua nga burgu në vitin 2017 dhe është interesant fakti se ishte burgosur në Sremska Mitrovica, e jo në Zabela, që konsiderohet si burg më i rreptë.

Kur Kiça doli nga burgu, në tribunë ishte grupi i tifozëve “Janjiçari”, i cili më vonë u quajt “Principi”, me në krye Veljko Belivuk dhe Aleksandar Stankoviq, i quajtur Sale Mutavi.

Pasi u lirua, ai mund të zgjidhte ose të anonte me Belivukun ose të qëndronte në konflikt me të. Kiça dyshohet se u përpoq të formonte një grup të ri tifozësh dhe gjithçka përfundoi me vrasjen e tij, në nëntor të 2019-së.

Kumbari i Markoviq është Prela, i cili ishte edhe një nga drejtuesit e “Alcatraz”, i burgosur edhe për pjesëmarrje në vrasjen e Brice Taton, megjithëse u dënua me 10 vjet për pjesëmarrje në sulmin ndaj tifozëve francezë që përfundoi me vdekjen e Brice Taton, ai u lirua nga burgu pas 6 vitesh vuajtje.

Milloh Radisavljeviq u përzu nga stadiumi nga grupi i Veljko Belivukut dhe ndoshta do ta likuidonin nëse do të kishin arritur ta kapnin. Ai ishte në krye të tifozëve “Partizanovci” dhe gjoja ishte pjesë e sulmit ndaj grupit “Principi” kur u tentua të ndërrohet pushteti në tribunë gjatë një derbi.

Kimi u bë i njohur për kërcënimin e gazetares Brankica Stankoviq, i cila merrej me tifozët e Partizanit në emisionin “Insajder”, ndaj u dënua me 16 muaj burg për sjellje të dhunshme dhe rrezikim të sigurisë së gazetares.

Nga ana tjetër, Hrkaloviq në vitin 2008 iu bashkua Partisë Progresive Serbe (SNS) që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq dhe tregoi se në vitin 2012 kishte sulmuar disa kolegë të partisë duke i plagosur rëndë dy aktivistë. As ai kallëzim penal, nuk e pengoi atë për kontroll në BIA.

Do të thuhej se njohja e saj me huliganët, qoftë edhe të dënuar për vrasje e krime të rënda, nuk ishte rrethanë rënduese, por rekomandim si për partinë ashtu edhe për policinë. Pikërisht gjatë mandatit të saj, tifozët huliganë shndërrohen në një organizatë të rëndë kriminale, krah për krah me narko-klane famëkeqe.

Lidhja mes shtetit dhe tifozëve të Partizanit arriti në maksimum pikërisht në momentin që Hrkaloviq po “uniformohej” në policinë serbe. Interesant është edhe fakti se disa nga njerëzit e afërt me huliganët siguruan ceremoninë e parë të inaugurimit të Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat