Refuzon t’i rrisë çmimet, rrjeti më i madh i supermarketeve britanike mbetet pa disa produkte

Evropë

Refuzon t’i rrisë çmimet, rrjeti më i madh i supermarketeve britanike mbetet pa disa produkte

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 15:28
Tesco

Gjiganti amerikan i ushqimit Kraft Heinz ka ndaluar furnizimin me disa produkte për rrjetin më të madh të supermarketeve britanike Tesco, i cili ka kundërshtuar rritjen e çmimeve për shkak të inflacionit të lartë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Tesco u kërkoi falje klientëve që produktet Kraft Heinz, të tilla si fasulet e pjekura, nuk ishin më në raftet e supermarketeve të saj, por tha se nuk kanë ndërmend të kalojnë në rritje të pajustifikuara të çmimeve.

Duke përmendur gjendjen e familjeve britanike, Tesco tha se e kanë detyrë t’u ofrojnë klientëve më të mirën e mundshme.

"Klientët tanë mund të zgjedhin nga një sërë produktesh alternative", shtuan ata, duke shprehur shpresën se problemi do të zgjidhet së shpejti.

Kraft Heinz, nga ana tjetër, bëri të ditur se përpiqet të ofrojë produkte cilësore në tregun e prekur nga rritja e kostove të lëndëve të para dhe prodhimit.

Mosmarrëveshja midis dy kompanive rizbulon një debat të nxehtë aktual nëse pjesa më e madhe e barrës së inflacionit të lartë duhet të merret nga prodhuesit, shitësit me pakicë apo konsumatorët.

Pagat në Britaninë e Madhe po përpiqen ta mbajnë ritmin me inflacionin, i cili arriti në 9.1 për qind në maj, niveli më i lartë në 40 vjet dhe po i afrohet niveleve dyshifrore. Disa presin që çmimet e ushqimeve të rriten për 15 për qind këtë verë dhe 20 për qind në fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat