Pamje/ Në zemër të Selanikut, hajdutët grabisin lokalin! Zhvasin 15 mijë euro për 3 minuta

Evropë

Pamje/ Në zemër të Selanikut, hajdutët grabisin lokalin! Zhvasin 15 mijë euro për 3 minuta

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në qendër të Selanikut në orët e para të mëngjesit sot.

Një grup hajdutësh, i përbërë nga tre persona hynë në një bar-kafe në zemër të Selanikut, nga ku vodhën 15 mijë euro në vetëm tre minuta.

Video e momentit të vjedhjes së lokalit është bërë virale në rrjetet sociale në Greqi.

Siç shihet në videon e publikuar nga protothema.gr, lëvizjet e hajdutëve janë regjistruar hap pas hapi nga kamerat e sigurisë së biznesit në rrugën “Katuni 31”.

Gjithçka ka ndodhur në orën 05.15, kur tre autorët, kanë arritur të hyjnë nga hyrja kryesore e lokalit, ndërsa bashkëpunëtori i tyre po priste jashtë me një makinë të zezë, të cilën dyshohet se e përdornin si mjet arratisjeje.

Me një vare në dorë hajdutët lëvizin me shpejtësi dhe çmontojnë kasafortën që ishte vendosur në murin e lokalit Më pas ata vrapuan për te banaku i lokalit, morën paratë që ndodheshin te kasa.

“Morën të gjitha paratë edhe kasafortën. U zhdukën brenda tre minutave”, tha një nga pronarët e biznesit të njohur, Pavlos Ramfopoulos.

Bëhet e ditur se pronarët e biznesit kanë bërë padi për ngjarjen në polici, ndërsa kanë dorëzuar materialin nga kamerat e sigurisë dhe siç thonë ata, janë në pritje të ecurisë së hetimeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat