Njoftoi dorëheqjen nga dy poste, këto janë pikat kryesore të fjalimit të Boris Johnsonit

Evropë

Njoftoi dorëheqjen nga dy poste, këto janë pikat kryesore të fjalimit të Boris Johnsonit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:37
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, njëherit kreu i Partisë Konservatore, Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga të dy postet. Kjo ndodhi pasi një sërë ministrash të tij dhanë dorëheqje dhe i thanë atij se kishte humbur mbështetjen e partisë.

Sipas BBC-së, Johnson do të qëndrojë deri në vjeshtë si kryeministër i Britanisë, ndërsa vetë Johnson doli në një konferencë, ku dha lajmin për dorëheqjen e tij.

BBC ka renditur disa nga pikat kryesore të fjalimit të Johnsonit, të cilat janë:

Johnson tha se ishte “i qartë vullneti i partisë parlamentare” që të kishte një kryeministër të ri;

Koha për zgjedhjen e kryeministrit të ri do të shpallet javën e ardhshme;

Ai tha se priti kaq gjatë për të marrë vendimin pasi donte të dorëzonte personalisht mandatin e votuesve, duke thënë se e ndjente se ishte detyrim i tij të bënte atë që kishte premtuar;

Ai tha se ishte jashtëzakonisht krenar për arritjet e tij, duke përfshirë përfundimin e Brexit, kalimin e Mbretërisë së Bashkuar përmes pandemisë dhe udhëheqjen e Perëndimit në përballjen e pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin;

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të “vazhdojë të nivelizohet”, duke shtuar se kjo do ta bënte vendin më të prosperuar në Evropë.

Johnson tha se ai u përpoq të bindte kolegët se do të ishte “eksentrike” të ndryshonim qeverinë kur kemi një mandat të tillë, por i vjen keq që nuk ishte i suksesshëm në ato argumente.

Ai tha “në Westminster instinkti i tufës është i fuqishëm, kur tufa lëviz, ajo lëviz”;

Ai tha se donte t’i bënte të ditur publikut “sa i trishtuar ishte që të hiqja dorë nga puna më e mirë në botë”;

Ai falënderoi gruan e tij Carrie, fëmijët e tij, NHS, forcat e armatosura dhe stafin e Downing Street.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat