Boris Johnson u takua me oligarkun dhe ish-agjentin e KGB-së, zyrtarët britanikë: Ka vendosur në rrezik sigurinë kombëtare

Evropë

Boris Johnson u takua me oligarkun dhe ish-agjentin e KGB-së, zyrtarët britanikë: Ka vendosur në rrezik sigurinë kombëtare

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 14:05
Boris Johnson

Zyrtarët britanikë kanë ngritur alarmin se kryeministri i dorëhequr Boris Johnson ka vendosur në rrezik sigurinë kombëtare pasi ka takuar oligarkun rus dhe ish-agjentin e KGB-së Alexander Lebedev.

Johnson mendohet se e ka takuar Lebedevin në kulmin e skandalit të helmimit në Salisbury. Sekretarja e brendshme, Yvette Cooper, e quajti takimin privat mes Boris Johnson i cili atëherë ishte sekretari i Jashtëm dhe Lebedevit si të “të paimagjinueshëm” duke pasur parasysh sulmin kimik që ndodhi në Britani.

Gjatë një paraqitjeje para Komitetit të Ndërlidhjes Johnson pranoi për herë të parë se kishte takuar privatisht oligarkun rus në prill të vitit 2018.

Ndërkaq, presioni është rritur mbi Boris Johnsonin që të shpjegonte natyrën e takimit. Cooper dhe nënkryetarja e Laburistëve Angela Rayner kanë kërkuar hetim për këtë çështje.

“Ne në fakt duhet të dimë faktet për atë që ndodhi dhe ai ishte kaq i papërgjegjshëm me sigurinë tonë kombëtare në atë kohë. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi në këtë takim, ne nuk e dimë as nëse Kryeministri në të vërtetë e deklaroi takimin siç duhet apo u tha zyrtarëve për këtë gjë më pas. Është e paimagjinueshme që në një kohë kur kishim një sulm kimik në tokën  tonë dhe ishte aq serioz sa kishim një takim të NATO-s për këtë gjë se si t’i përgjigjeshim Rusisë, një sekretar i Jashtëm mban një takim me ish-agjentin e KGB-së, i cili që në atë kohë ishte vendosur nën sanksione nga Kanadaja për lidhje të ngushta me Putinin”, ka theksuar Cooper për Sky News. 

Johnson do t’i shkruajë Komitetit të Ndërlidhjes për këtë çështje, por Laburistët kanë thënë se nevojitet më shumë për të vërtetuar faktet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat